Categories
Uncategorized

Gjenerali i njohur tregon planin e Vladimir Putin për të shtrirë “kthetrat” në Ballkan: Serbia mund të sulmojë veriun e Kosovës me ndihmën e shërbimit sekret rus, ja lëvizja që do të bëjë NATO

Shtohen zërat alarmantë, se Serbia mund të sulmojë Kosovën me ndihmën e Rusisë. Gjenerali dhe eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka paralajmëruar se ka sinjale kërcënuese nga shteti serb. Me ndihmën e Vladimir Putin, gjenerali thotë se ekziston rreziku i madh që Serbia mund të sulmojë në mënyrë të befasishme veriun e Kosovës. “Serbia është e prirur se nëse e vlerëson situatën e tërësishme, në një moment zhvillimesh, që është situatë e përshtatshme për të, atëherë do ta bëjë një ndërhyje apo sulm të rrufeshëm në veri të vendit me forca dhe mjete luftarake të tjera përkrahëse, siç është aviacioni, raketat”, u shpreh në një intervistë për mediat kosovare Ramadan Qehaja. Gjenerali, tha se forcat serbe mund të depërtojnë deri në lumin Ibër. Sipas tij, Serbia do e përdorë ndërhyrjen ushtarake, për bisedimet e mëvonshme me Kosovën duke thënë që ky ishte akt i kryer dhe atë territor, e konsiderojnë si territor të tyre. Gjithashtu eksperti i çështjeve ushtarake tha se Kosova po merr masa për vetëmbrojtje për të kundërshtuar në çdo mënyrë vendosmërinë nga pala serbe për të pushtuar pjesën e veriut. “Edhe pse nuk jemi anëtar të NATO-s, ne i kemi njësitet e NATO-s këtu prezentë në Kosovë, që është një çështje shumë pozitive për ne. Së dyti, ne kemi arritur që në kohët e fundit të blejmë një sasi të armatimit”, u shpreh ai.

NATO pritet të shtojë forcat në Kosovë

Gjenerali Ramadan Qehaja zbuloi se në Kosovë do të përforcohen njësitë e NATO-s për të mbrojtur territorin. “Në vend është prezent KFOR-i, përkatësisht njësitë e NATO-s, pavarësisht se Kosova nuk është anëtare e saj, do ketë një përforcim të këtyre njësive në mënyrë të përshpejtuar, që të mbrohet territori i Kosovës”, u shpreh gjenerali. Ai tha se rreziku real është nga Serbia, pasi mund të ndërmarrë operacione luftarake me ndihmën e shërbimit sekret rus, për të ndarë territoret e Kosovës. “Ne rrezikun e kemi nga Serbia zyrtare, e cila mund të ndërmerr operacionin luftarak të ndihmuar nga shërbimi sekret rus këtu në Kosovë, vetëm e vetëm për ta ndarë Republikën e Kosovës”, u shpreh gjenerali. Eksperti i çështjeve ushtarake, tha se Kosova duhet të anëtarësohet urgjentisht në NATO. Ai i bën thirrje qeverisë të përshpetojë procedurat. “Ne duhet të shkojmë në qendër, në krye të NATO-s me kryesinë dhe gjeneralin e saj t’i bëjmë bisedimet tona për anëtarësim të përshpejtuar. Kur i bëjmë këto bisedime nuk mund të shkojmë me duar në xhepa dhe t’iu themi se kemi ardhur të kërkojmë anëtarësim, por duhet shtruar argumentet tona që ne i kemi për shkak të rrezikshmërisë që kemi me Serbinë zyrtare. Ata vetë e kanë parë se si i kanë sjellë forcat ushtarake në kufi, në veri të Kosovës, kur i vunë barrikadat. Pra, ne nuk jemi të qetë, ne duhet të jemi anëtarë të NATO-s, duhet të jemi të vendosur”, tha Ramadan Qehaja.

Veriu i Kosovës ‘pushtohet’ nga simbolet pro ruse

Në disa prej komunave në veri të Kosovës janë shkruar disa shkrime nëpër mure pro ruse ku dominonte shkronja “Z”, e cila konsiderohet si simbol i forcave ruse gjatë sulmit në Ukrainë. Sipas medieve kosovare, shkrimet janë bërë nga aktivistë të Listës “Srpska”. Këto veprime janë shtuar në veçanti tani para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit, të cilat priten të mbahen në Serbi.

Alarmi i ngritur nga Kurti dhe Osmani

Frikës nga një sulm nga Serbia, i trembet dhe Albin Kurti e Vjosa Osmani. Rusia mund ta përdor Serbinë për destabilizimin e Kosovës. Kryeministri Kurti ka thënë se është në interes të Rusisë për të hapur fushëbeteja të reja, pasi që, sipas tij, Federata Ruse nuk dëshiron që t’i kthehet paqes. Ai ka shprehur frikën e tij, që zgjatja e konfliktit në Ukrainë, rrit mundësinë e përshkallëzimit edhe në Ballkan. “Frikësohem se sa më shumë që zgjat lufta në Ukrainë, aq më të mëdha janë gjasat e një depërtimi në Ballkanin perëndimor. Kjo, sepse është në interes të Rusisë për të hapur fushëbeteja të reja”, ka thënë kryeministri Kurti. Ndërsa, Presidentja Osmani ka parashikuar mundësinë që Rusia ta destabilizojë Ballkanin perëndimor. “Do të kërkoj që ta destabilizojë të gjithë Evropën”, ka thënë ajo, duke shtuar se Rusia po përdor Serbinë për të rrezikuar vlerat demokratike. Sipas Osmanit, Putin mund të përdor Baltikun apo Ballkanin perëndimor, ose që të dyja, për të rritur tensionet dhe për ta zgjeruar krizën në nivel ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *