Categories
Uncategorized

Paloka dhe Spahiu: Basha u pasurua pas çdo humbje të PD, demokratët nuk do mbeten peng i tij dhe Ramës, do largohet me turp

Deputeti Edi Paloka dhe ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu kanë treguara ashpër, pas vendosmërisë së Lulzim Bashës se ai nuk jep dorëheqjen. Fillimisht ka qenë zoti Paloka, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale, akuzoi Bashën se është pasuruar pas çdo humbje të Partisë Demokratike. Madje Paloka theksoi se demokratët nuk do të mbeten peng i Lulzim Bashës. “Sinqeriteti i L.B. Dy herë, me dy deklarata të tij së fundmi, L.B është treguar vërtetë i sinqertë! Deklaroi se “nuk ka humbur asnjëherë”! Shumë e vërtetë, ai nuk ka humbur asnjëherë, përkundrazi pas çdo humbjeje të PD, atij i janë shtuar pasuritë. Ata që kanë humbur kanë qenë demokratët. Tani deklaron se është gati të bëjë çdo gjë që ka në dorë, por jo dorëheqjen që i kërkon grupi i tij. Kjo për arsyen e thjeshtë se dorëheqjen nuk e ka në dorë ai, po ata që e mbajnë peng! Por as PD as demokratët nuk mund të mbeten peng i tij. Tani rruga për t’u ndjekur dihet. Secili bën zgjedhjen e tij”, shkruan Paloka. Nga ana tjetër analisti Kreshnik Spahiu në një postim në “Facebook” shkruan se nëse Basha do kishte fituar aq herë sa ka humbur, nuk do të kishte plumb që ta zbriste nga kali. “Ka humbur 5 herë. Ka gjithë popullin dhe partinë kundër, por ai sërish nuk jep dorëheqje. E imagjinoni dot të kundërtën, nëse do të kishte fituar 5 herë zgjedhjet dhe të kishte gjithë partinë në krah? S’do kishte plumb që ta zbriste debilin nga kali. O Zot çfarë fundërrinash pjell toka jonë”, shkruan Spahiu. Ndërkohë ish-deputeti Klevis Balliu akuzoi kreun e PD-së se paguhet nga Rama për të mbajtur peng opozitën. Gjatë një prononcimi për mediat, Balliu theksoi dje se Basha nuk jep dorëheqjen pas humbjes së radhës, sepse Rama e paguan për të mbetur pengesë për demokratët që nuk e duan më. “Për ata që pretendojnë që Basha të largohet, nuk kanë kuptuar thelbin. Nuk largohet dot, mori një parti me vlera historike dhe logon e asaj partie e çoi në vend të tretë. Cila është arsyeja që ai ngurron? Sepse ai paguhet nga Rama që të humbë dhe të rrijë aty, të mbajë peng logon e PD”, deklaroi Balliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *