Categories
Uncategorized

Politika në zi/ Ndahet papritur nga jeta ish-zyrtari i lartë

Një lajm i trishtë ka ardhur për politikën europiane. Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-zëvendëskancelari austriak, Erhard Busek.

Sipas një deklarate nga instituti (IDM), të cilin ai drejtoi, Busek ndërroi jetë papritur të dielën.

Ai filloi karrierën e tij politike në OVP në vitin 1964, dhe pesë vjet më vonë u bë Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm.

Nga viti 1991 deri në 1995, ai shërbeu si kreu i OVP-së dhe zëvendës kancelar në një qeveri të përbërë nga Partia Popullore dhe Partia Social Demokratike (SPO).

Ai ishte gjithashtu ministër i parë i Shkencës, dhe që nga viti 1994 ministër i Arsimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *