I ftuar në emisionin “Log”, gazetari Juxhin Mustafaraj ka zbuluar se çfarë ka ndodhur në mbledhjen që kryedemokrati, Lulzim Basha zhvilloi me deputetët.
Mustafaraja tha se Basha u ka thënë deputetëve se ai e ka marrë një vendim, por ka kërkuar që të zhvillojë një takim dhe me krerët e degëve për tu bërë dhe atyre të ditur vendimin.
“Ka një lloj amnistie brenda grupit parlamentar. Basha u ka komunikuar deputetëve që unë e kam marrë vendimin por ju ka kërkuar që mos i bëjnë deklaratat publike. Zoti Basha ju ka kërkuar që të komunikojë dhe me kryetarët e degëve që të ndajë dhe me ata vendimin, por deri tani nuk ka patur vendim, pritet që kjo të jetë një javë aktesh”, tha Mustafaraj.