Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke kanë mbërritur në Kiev. Këtë e ka bërë të ditur në Facebook kreu i qeverisë polake, Mateusz Moraëiecki, duke nënvizuar se “kjo luftë është rezultat i tiranit mizor që sulmon civilët e pambrojtur, duke bombarduar qytete dhe spitale në Ukrainë!”.
“Ne duhet të ndalojmë tragjedinë që po ndodh sa më shpejt të jetë e mundur. Prandaj, së bashku me zëvendëskryeministrin Jaroslaë Kaczynski, kryeministrat e Republikës Çeke Petr Fiala dhe Sllovenisë Janez Jansa, jemi në Kiev,” shkroi Morawiecki.