Categories
Uncategorized

Rama: Protestat kundër çmimeve i shërbejnë Rusisë, protestuesit i paguan Berisha dhe LSI, nuk habitem nëse tubimet degjenerojnë në dhunë

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu sulmet ndaj protestuese që kundërshtojnë shtrenjtimin e çmimeve të karburanteve, energjisë dhe produkteve të shportës duke i konsideruar si të sponsorizuara nga Partia Demokratike. Në një takim me një grup pensionistësh ditën e djeshme, Rama i përshkallëzoi më tej sulmet ndaj protestave të ditëve të fundit në vendin tonë duke i konsideruar të turpshme dhe se po i shërbejnë propagandës së Rusisë për të harruar luftën e saj në Ukrainë. “Ca do bëjmë nëse kjo vazhdon me muaj dhe vite? Do dalim të hamë njeri-tjetrin në rrugë? Si mund të jemi i vetmi vend që protestojmë për rritjen e çmimeve, kur e njëjta situatë është në të gjithë botës si pasojë e luftës? Bota del proteston kundër Rusisë, ndërsa këtu bëhet një protestë që mund t’i pëlqej Rusisë. Si mund të jemi ne kaq pa dinjitet, pa karakter, pa moral që ndërkohë që qeveria e kësaj republike ka muaj të tërë që po financon nga buxheti i vet faturën e energjisë dhe sapo shfaqen shenjat dhe unë dalë dhe them brenda javës që do kemi paketë mbështetëse këta dalin prapë. Kjo protestë po fyen kombin shqiptar”, deklaroi ai.

Kryeministri: Protestuesit i paguan Berisha dhe Kryemadhi

Ndërkohë në një reagimi në rrjetet sociale, Ram ka sulmuar PD-në dhe LSI, duke u shprehu se këto dy parti financojnë protestat që kanë mbërthyer vendin për shkak të rritjes së çmimeve. Pesë protestat e bëra nga qytetarët përballë selisë së qeverisë, kryeministri Edi Rama nuk i ka quajtur popullore, por ka akuzuar se pas grumbullimeve, qëndron Sali Berisha dhe LSI- me Monika Kryemadhi. Ai ka vijuar duke i cilësuar protestat si turp, pasi thotë Shqipëria si një vend i NATO-s e që ka përkrahur në çdo moment Ukrainën, nuk duhet të dilte në shesh. “Nuk ka asnjë popull në protesta në sheshe sot, po ka një turmë njerëzish të verbër që mendojnë po kaq mbrapsht sa fjalët e këtij komenti, e prandaj edhe ndjekin pas foltoren e fallxhoren, që hedhin gurin e fshehin dorën sepse e dinë që nuk dalin dot në krye të turmës laramane, pasi nuk i sheh dot me sy shumica dërrmuese e popullit! Sa për shkuljen, maksimumi që mund të shkuli ajo turmë janë pemët, dritat dhe pllakat e bulevardit, se kanë dhënë prova që këto i shkulin, po duhet të jesh vërtetë pa asnjë moral e arsye njerëzore, që të jesh një turmë e tillë, e cila për turpin e këtij vendi, të këtij populli, të këtij kombi, bën sot protesta politike si në asnjë vend tjetër të NATO-s e të Europës, ku protestohet kundër luftës në Ukrainë”, shprehet kryeministri. Më tej ai ka komentuar edhe një prej mesazheve të qytetarëve, i cili i thotë se nuk mendon për qytetarët e vendit që si drejton. “Se sa më shkon a nuk me shkon mua mendja për këtë popull as nuk ia vlen t’ia shpjegoj atyre që flasin me këtë gjuhe, po koha do ta tregoje vetë edhe për ata që nuk e kuptojnë se derisa hyj edhe këtu e marr e jap me ju, domethënë se më shkon aq shumë mendja sa as gjumi s’më zë kur ju flini, sepse kështu e kuptoj këtë detyrë që kam! Ndërsa për rritjen e çmimeve këto ditë si duhet të ta shpjegoj që ka nisur një lufte dhe lufta këto ka, nuk ka as lule as ulje çmimesh, kurse qeveria ka muaj që paguan për faturën tënde të energjisë pikërisht që të mos e ndjeje familja jote dhe ka miratuar tërë atë Paketë Rezistencë Sociale dje që t’u vijë në ndihmë atyre më në nevojë! Sa për tregtarët, më vjen keq po kjo ka ndodhur në tërë botën sapo plasi lufta dhe nuk di asnjë vend që ta ketë frenuar dot”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *