Categories
Uncategorized

Gazetari i njohur shqiptar rrëfen atë çka përjetoi në Kiev: U sulmua një nga pjesëtarët e trupës sonë

Gazetari Taulant Kolpiku rrëfeu në emisionin “Opinion” një pjesë të përvojës së tij në Ukrainë dhe më konkretisht në Kiev.

Kopliku tha se Kievi ishte i fortifikuar në çdo 50 metër dhe me llogore në anët e rrugës.

“Në periferi të Kievit janë fortifikimet. Çdo 50 metër një fortifikim i ri, që sipas tyre nëse marrin të parin do të përballen me të dytin e me radhë, dhe me llogore në anët e rrugës”, u shpreh gazetari i abc neës.

Kopliku tha se gjatë raportimit një nga pjesëtarët e trupës që ndodhej në vijën e dytë të frontit u sulmua.

“Në momentin që ne kemi raportuar nga një zonë me bombardime, një nga pjesëtarët e trupës sonë, në vijën e dytë të frontit u sulmua atje, me forca tokësore. U sulmuan dhe u zmbrapsën”, tha Kopliku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *