Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkaktuar jo pak të qeshura me qëndrimin e tij në Kuvend. Teksa ka kërkuar që të votohet për herë të dytë në lidhje me ndryshimin e rendit të ditës, për të bërë pjesë të tij një rezolutë për Ukrainën, Berisha ka shkaktuar ilaritet në sallë.
Në fillim deputetët e PD-së që nuk janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit, nuk i ngritën kartonat, mirëpo Berisha është kujdesur që me qëndrimin e tij ‘t’i detyrojë’ në njëfarë mënyre edhe ata që t’i japin votat.
Nga ana tjetër me të qeshura është pritur ky veprim i tij nga socialistët, të cilëve po u qëndronte pothuajse mbi kokë gjatë votimit.
Por Balla dhe deputetët e tjerë nuk u intimiduan, duke vendosur me shumicë votash, që të mos futet në rend dite rezoluta për Ukrainën.