Categories
Uncategorized

Putin shtrin “kthetrat” përtej Ukrainës, Rusia paralajmëron pasoja të rënda për Maqedoninë dhe Malin e Zi, ja mundësia e Evropës për të parandaluar luftën në Ballkan

Vladimir Putin vazhdon ti hedhë benzin zjarrit në Ballkanin Perëndimor. Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi ditën e djeshme se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të kenë pasoja të rënda pasi u bashkuan me Perëndimin sa i përket sanksioneve kundër Moskës. Rusia është e bindur se gëzon mbështetjen e dy popujve të dy shteteve. Ekspertët besojnë se mënyra e vetme që të parandalohet një luftë e mundshme në Ballkanin Perëndimor është që Bashkimi Evropian të ndërhyjë duke ndryshuar politikat, duke i afruar akoma më shumë vendet që rrezikohen nga influenca ruse. Një zyrtare e zyrës së Diplomacisë ruse tha se Moska do të ndërmarrë masë reciprociteti ndaj Malit të Zi. “Dëbimi i diplomatëve rusë nga Mali i Zi është bërë një rast i izoluar vitet e fundit dhe Moska do t’i përgjigjet Podgoricës zyrtare me të njëjtën monedhë”, tha diplomatja. Ajo tha se dy vendet e rajonit tonë do t’i vuajnë marrëdhëniet me Moskën. “Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ranë në ndikimin e perëndimit dhe nuk arritën të formulojnë asnjë politikë të pavarur në lidhje me Ukrainën duke iu bashkuar regjimit të sanksioneve. Sanksionet ndaj Moskës do të godasin ekonomitë e dy vendeve dhe ato do të vuajnë sa i përket marrëdhënieve dypalëshe me Rusinë. Ne i kemi paralajmëruar të gjithë për këtë për një kohë të gjatë dhe në mënyrë të përsëritur” tha diplomatja. Zyrtarja është e sigurt se Rusia gëzon mbështetjen e dy popujve të dy shteteve. “Linja jomiqësore e liderëve të dy shteteve ndaj vendit tonë nuk gëzon mbështetjen e popullit. Pavarësisht përpjekjeve të Perëndimit për të imponuar një unanimitet shkatërrues, qytetarët e këtyre vendeve janë në gjendje të krijojnë një pamje objektive, pra të ndajnë gënjeshtrat propagandistike nga faktet”, përfundoi zyrtarja.

Ballkani Perëndimor është pika e dobët e Evropës

Moska ka punuar për destabilizimin e Evropës dhe NATO-s për një kohë të gjatë, dhe kryesisht përmes dy rrugëve në Ballkanin Perëndimor, politikës dhe sigurisë. Ekspertë të lartë, u shprehën se së pari, Putin u përpoq të pengonte integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Së dyti, ai u përpoq të minonte zgjerimin e NATO-s përmes destabilizimit të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kujtojmë se në vitin 2016, një tentativë grusht shteti dhe vrasja e presidentit Milo Gjukanoviç u mbështet nga regjimi i Putinit, si dhe nga Kisha Ortodokse Ruse dhe Serbe. Në vitin 2017, inteligjenca ruse mbështeti sulmin në parlament dhe sulmin ndaj liderit të atëhershëm të opozitës Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut. Nga pikëpamja e sigurisë, Moska mbështeti projektin e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Pra, lëvizja e fundit sipas i Putinit në Evropë do të ishte provokimi i një konflikti të ri përmes përfaqësuesve të tij në një përpjekje për të devijuar vëmendjen e NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Mundësia e Evropës për të parandaluar luftën në Ballkan

Pasi Serbia u rreshtua krah Serbisë me qëndrimin kundër sanksioneve, BE-ja tani ka një mundësi për t’u bërë më e vendosur në politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë. Zyrtarët e lartë shprehen se BE duhet së pari të përfundojë punën e saj në Ballkanin Perëndimor dhe të vazhdojë integrimin e vendeve që tashmë janë duke negociuar. Mali i Zi, si një vend anëtar i NATO-s që hapi të gjithë kapitujt e negociatave, mund të bëhet relativisht shpejt pjesë e BE-së. Kjo do të kishte një kosto të parëndësishme për BE-në duke marrë parasysh numrin e vogël të banorëve dhe ekonominë e saj të adaptueshme. Më e rëndësishmja, do t’i dërgonte një mesazh të fortë Ballkanit Perëndimor dhe botës demokratike, se BE-ja nuk heq dorë nga vizioni i themeluesve të saj. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, gjithashtu vende anëtare të NATO-s, më në fund mund të marrin datat e shumëpritura për fillimin e negociatave. Kosova ka gjasa të bëhet një vend anëtar i NATO-s, gjë që do të përshpejtonte marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe do të largonte iluzionin për anëtarësimin e Kosovës në Shqipërinë e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *