Categories
Uncategorized

Yuri Kim deklaroi sërish se nuk e njeh Berishën, Noka shpërthen ndaj ambasadores amerikane: Ka bërë gjithçka për të përçarë opozitën dhe t’i shërbyer Edi Ramës, e vendosin demokratët kush është kryetar

Kryediplomatja amerikane Yuri Kim deklaroi edhe njëherë se SHBA nuk e njeh Sali Berishën si kryetar të PD dhe se Uashingtoni e ka ndaluar ta takojë.

Por deputeti Flamur Noka deklaron në “Log.” se nuk ka rëndësi kë njeh Kim dhe se kryetarin e PD e vendosin demokratët. Sipas tij nuk kanë rëndësi as takimet. Ai e akuzon kryediplomaten për përçarje të opozitës që siç thotë i shërben Edi Ramës.

“Ajo që prevalon nuk është kë njeh zonja Kim dhe Rama. E rëndësishme është që ka thyer kodin e diplomatit. Ka bërë gjithçka për të përçarë opozitën dhe t’i shërbyer Edi Ramës. E rëndësishme është kë njohin demokratët kryetar.

Nuk ka rëndësi kë takojnë. Janë gjëra të parëndësishme. E rëndësishme është që gjithë sekush, diplomat në këtë vend duhet të ruajë kornizën e diplomatit. Por të luftosh për të përçarë opozitën i shërben Ramës. Kush është kryetar i PD vendosin demokratët.

Që të mbjellësh filiza duhet të kesh tokën. Nuk mbillen në gurë. Në këtë vend është parë që ka pasur tentativa për të mbjellë filiza në gurë. Jo, nuk mbijnë në gurë. Të lodhen diplomatë dhe kryeministri apo kushdo tjetër”, tha Noka.

Lidhur me lobimin rus, deputeti distancoi Partinë Demokratike, duke e cilësuar këtë çështje si përgjegjësi individuale të Lulzim Bashës.

“PD as kur është drejtuar nga Basha dhe as nga Berisha nuk ka pasur asnjë lidhje me fonde ruse. Ajo që më shqetëson mua është se ka një tendencë për të bashkuar individin me partinë. Për sa kohë nuk ka lidhje asgjë me partinë, asnjë lekë nuk ka kaluar nga arka e PD. Unë kam pyetur ish sekretarin e përgjithshëm të partisë, Arben Ristani. Nuk ka pasur asnjë vendim për lobim. Nuk ka hyrë asnjë para jo ruse, por as e zezë në arkën e PD. Është akt individual”, theksoi Noka.

Categories
Uncategorized

A firmos Gazment Bardhi për pagat në PD? Habit me përgjigjen Flamur Noka

Flamur Noka mohon që Gazment Bardhi të ketë kërkuar bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në emisionin “Log.”, Noka i hodhi poshtë këto zëra, megjithëse deklaroi derën e hapur dhe dorën e shtrirë për këdo që është kundër Edi Ramës.

“Procesi nuk ka nisur dhe nuk flitet për përjashtim. Partia Demokratike është e hapur. Jo vetëm në këtë proces, por e hapur vazhdimisht që nga dita që në krye të saj është zgjedhur Sali Berisha. Jeni dëshmitarë të thirrjeve të vazhdueshme që kemi bërë që nga data 7 mars e vitit te kaluar. Thirrjet kanë qenë të bashkohemi. Dera ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur. Dora ka qenë e shtrirë dhe do të vazhdojë të jetë për çdo demokrat dhe deputet që ka si qëllim luftën me regjimin.

A ka pasur negociata? Nuk ka çfarë negociatash mund të thuhet. Ne kemi thënë kushdo të kandidojë mjafton të jetë kundër këtij regjimi.

Zoti bardhi nuk ka kërkuar për asgjë. Ajo që mund tu them nuk ka nevojë të kërkojë askush dera është e hapur. Ne primaret nuk i zhvillojmë vetëm për atë që duan Flamur Nokën. Çdo deputet në rast se ka një ide është i mirëpritur”, tha ai.

Por a firmos Gazment Bardhi për pagat e administratës së selisë blu? Noka nuk dha një përgjigje konkrete, ndërkohë që Bardhi njihet ende zyrtarisht si Sekretar i Përgjithshëm i PD. Lidhur me këtë ngërç në PD, demokrati bëri sërish fajtor Edi Ramën, që sipas tij ka marrë peng logon dhe vulën e vjetër.

“Unë mund të pretendoj sot them të them jam princi i Uellsit. Po kush jam unë? A më njeh Uellsi për princ. Demokratët kë njohin?

Ju do më kërkoni llogari mua pse Rama ka marrë peng vulën dhe logon e vjetër të PD. Unë ju jap përgjigje. Ramës i intereson të mbajë peng vulën, t’i fryjë zjarrit. Përgjigjen më mirë mund t’ja japin demokratët”, tha ai.

Categories
Uncategorized

Konflikti me Greqinë, veprimi më i fundit i Turqisë përshkallëzon ndjeshëm tensionet mes dy vendeve

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë për ishullin e ndarë të Qipros duket se po përshkallëzohen. Turqia thotë se po rrit praninë e saj ushtarake në ishull në përgjigje të heqjes së embargos së armëve nga Uashingtoni kundër administratës qipriote greke.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu akuzoi SHBA se janë në anën e Greqisë duke thënë se është bërë lodër e Athinës në mosmarrëveshjen për Qipron.

“Ata që mbajnë anën e grekëve vetëm për t’iu bërë qejfin atyre nuk duhet të presin miqësi nga ne, sepse Turqia nuk do të përkulet para akteve të tilla. Turqia do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në Qipro”, tha zoti Cavusoglu.

Gjatë kësaj jave ai njoftoi se Turqia do të rrisë praninë e saj ushtarake në Qipro pasi Uashingtoni hoqi embargon e armëve ushtarake ndaj administratës qipriote greke.

Ky ishull i Mesdheut është i ndarë mes komuniteteve greke dhe turke qipriote, që nga viti 1974. Administrata greke e Qipros është e vetmja qeveri e njohur ndërkombëtarisht.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price la të kuptohej së fundmi se i ofronte mbështetje Athinës në mes të tensioneve në rritje me Ankaranë mbi ishujt grekë në detin Egje.

“Sovraniteti i Greqisë mbi këta ishuj nuk vihet në pyetje. Por, ne u bëjmë thirrje vendeve, përfshirë aleatët tanë, të respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin dhe të shmangin veprimet që nxisin tensionet”, tha zoti Price.

Ankaraja ka dënuar militarizimin e disa prej ishujve grek pranë brigjeve turke, për të cilat Turqia pretendon se shkelin një marrëveshje ndërkombëtare. Athina këmbëngul se po mbron vetëm territorin e saj nga kërcënimet turke.

Analisti politik Cengiz Aktar i Universitetit të Athinës thotë se qeveria greke është duke llogaritur se ka mbështetjen e Uashingtonit dhe nuk duket se ka për t’u tërhequr përballë asaj që e konsideron si bulizëm turk.

“Ka një shprehje në Greqi, mos i nënçmoni vendet e vogla. Ne tani e kemi shembullin e gjallë të Ukrainës dhe Rusisë. Dua të them, grekët janë gati”, vlerëson zoti Aktar.

Tensionet turko-greke nuk janë një gjë e re. Në vitin 1996 të dy vendet shkuan në prag të luftës për një ishull të pabanuar. Ndërhyrja e SHBA-së parandaloi një konflikt të hapur.

Por, me Turqinë që thotë se Greqia po përdor armë të furnizuara nga SHBA për të militarizuar ishujt e saj, vëzhguesit thonë se statusi i Uashingtonit si një ndërmjetës i sinqertë është vënë në pikëpyetje.

Asli Aydintasbas, bashkëpunëtor i Institutit “Brookings”, një grup kërkimor në Uashington, thotë se është i shqetësuar që vendet po i afrohen më shumë luftës.

“Unë mendoj se kjo është e rëndësishme dhe potencialisht shumë e rrezikshme. Është e qartë se të dy vendet e ndjejnë njëri-tjetrin si një kërcënim. Jemi mësuar me tensionime të herëpashershme të marrëdhënive, por mendoj se tani për tani, mjedisi global është shumë i pasigurt, kaotik dhe pothuajse i favorshëm për një konfrontim ushtarak midis Turqisë dhe Greqisë”, thotë për Zërin e Amerikës, zoti Aydintasbas.

Momentalisht, as Athina dhe as Ankaraja nuk duken gati të tërhiqen. Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu tha të premten se Turqia është e përgatitur për të zgjidhur tensionet në mënyrë diplomatike, por paralajmëroi se Turqia nuk do të hezitonte të përdorte forcën, nëse diplomacia dështon dhe interesat turke kërcënohen. /VOA

Categories
Uncategorized

Kriza energjitike, edhe zyrtari shqiptar bën propozimin ‘e pazakontë’: Lahuni nga dy veta për të kursyer

Zëdhënësi i KEDS-it në Kosovë, Viktor Buzhala, ka dhënë një propozim për të kursyer energjinë elektrike në kohë krize.

Për të mos shpenzuar shumë energji, Buzhala thotë se në të njëjtën kohë të bëjnë dush nga dy persona.

“Nëse Gjermani dhe Zvicra thotë lahu nga dy vetë përnjëherë, atëherë pse mos t’iu themi edhe ne. Ata bojlerë mos i shpenzoni komplet, por shpenzoni pak më pak, sepse atëherë kemi të gjithë”, ka deklaruar ai në në “Frontal”.

Ai shpjegoi bojlerët janë shpenzuesit më të mëdhenj pas ngrohjes.

Categories
Uncategorized

Çadrat gjithmonë me vete! Me diell, shi e rrufe, njihuni me parashikimin e motit për fundjavën

Në vend do të ndikojë paqendrueshmëria të shtunën e deri në mëngjesin e së dielës.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Prej mesditës së ditës së diel orë me diell.

Përgjatë ditës së shtunë reshje shiu të përkohshme me intensitet të ulët e në formën e shtrëngatave lokale në veriperëndim e perëndim. Në orët e pasdites e deri në mëngjesin e së dielës në jug e pjesërisht në qendër reshje shiu e rrebeshe.

Era do të fryjë juglindje dhe verilindje. Gradualisht të dielën do të kthejë nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet.

Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Categories
Uncategorized

“Të pastroj pak vëllai”/ Artan Hoxha publikon videon që po bën ‘namin’ në rrjet: Sulltani duke u “përballur” dhëmbë për dhëmbë me

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video në Facebook, ku ironizon kryeministrin Rama bashkë me presidentin e FSHF-së Armando Duka.

Hoxha komenton videon, ku shikohet Duka duke i pastruar xhaketën Ramës.

“Te pastroj pak vëllai

Sulltani i futbollit, Don Duka, duke u “përballur” dhembe për dhembe me Padishaun e Shqiperise

A thua te mos e ketë ditur ai “topehekuri”, se udhëheqësi, i ka shume për zemër “çunat” e Shijakut???!!!

Lere pastaj opoziten, e cila beri gjithe ate fushate, duke thene, se kryeministri donte te pushtonte dhe kalane e fundit, qe kishte ngelur e lire, FSHF-ne

Gerti Carcani po me lexon???!!!”- shkruan Artan Hoxha në Facebook.

Categories
Uncategorized

Janë mjaft të njohura dhe të suksesshme/ Këto tre këngëtare shqiptare kanë qenë në një klasë (FOTO)

Janë mjaft të njohura për publikun shqiptar por a e dinit se këngëtaret Zanfina Ismajli, Nora Istrefi dhe Fjolla Krasniqi kanë qenë shoqe klase.

Së fundmi, në rrjete sociale janë zbuluar disa fotografi nga shkolla ku shihen këngëtaret e njohura në një moshë fare të vogël.

Sot, Nora Istrefi vijon suksesshëm rrugëtimin e saj në muzikë ndërsa Zanfina prej kohësh është larguar nga skena por mbetet ende shumë e kërkuar dhe e pëlqyer.

Sa i përket Fjollës, edhe ajo gjithashtu është larguar nga muzika, por tërheq gjithmonë vëmendjen me paraqitjen e saj.

Categories
Uncategorized

Kim tha se në Shqipëri ka media të financuara nga Rusia, avokat Ngjela: Po dëgjoj tani në TV ata që kanë marrë para, janë trembur

Ambasadorja Yuri Kim, tha në një intervistë mbrëmjen e sotme se në Shqipëri ka media dhe televizione që financohen me para ruse. Ajo nuk përmendi emra, por u shpreh e bindur dhe la të kuptohej se Amerika ka informacion [për këto lëvizje.

Për këtë intervistë në “opinion” ka reaguar dhe avokat Spartak Ngjela. Ai e quan atë frymëzuese për demokracinë dhe një goditje të hapur kundër ndërhyrjes ruse në vendin tonë. Madje, ai thotë se ata që kanë marrë para tashmë janë trembur dhe kanë humbur qetësinë.

Shkruan avokat Ngjela:

“Dëgjova intervistën e ambasadores se Shteteve të Bashkuara në Tiranë, zonjës Yuri Kim. Ajo sapo mbaroi. Një risi për zhvillimin tonë demokratik . Një intervistë frymëzuese për demokracinë në Shqipëri, dhe një goditje e hapur kundër ndërhyrjes ruse në Shqipëri.

Por, po dëgjoj në media, dhe po konstatoj, jo pa një humor të zi, se mbështetësit e parasë ruse në Tiranë, kanë humbur qetësinë: domethënë janë trembur.

Ambasadorja e konfirmoi faktin se në Shqipëri janë disa media dhe televizione shqiptare që financohen nga Moska. Dhe unë këtë e kam denoncuar disa herë gjatë tre muajve të fundit. Tani gjithçka është e sigurt.

Pas gjithë këtyre që dëgjuam nga përfaqësuesja e politikës amerikane në Tiranë, jam i sigurt kur them se Shqipëria, bash në këtë kohë, po hyn në një etapë të re të zhvillimit të saj. Dhe kjo pritej… sepse jemi në përkrahje të plotë të Uashingtonit dhe Brukselit, për ecjen tonë të sigurt drejt Bashkimit Evropian.

Dhe…

Fakti që politika amerikane ka informacion të plotë për përpjekjen e Rusisë, me veglat e saj brenda vendit, që me to të kthejë kursin e historisë së Shqipërisë aktuale, unë konceptoj faktin tjetër që rrjedh prej këtij fakti se: Shqipëria dhe shqiptarët, sot, janë të sigurt në ecjen drejt Perëndimit institucionalisht.

Dhe, korrupsioni i lartë shtetëror i ka ditët e numëruara në Shqipëri. Politika amerikane e rikonfirmoi sot në Tiranë faktin që SPAK po drejtohet nga ekspertiza amerikane. E ardhmja jonë është e sigurt.” tha ai.

Categories
Uncategorized

Rama u tërhoq nga rritja e çmimeve, Artur Zheji ironizon hapur: Xhaxhi kryeministër të jep shpulla, por kur sillesh mirë të jep çokollata

Analisti Artur Zheji ka komentuar tërheqjen e kryeministritn në lidhje me fashën 800 KË.

Në emisionin ‘Pikat mbi i” , Zheji ka thënë se një kryeministër me të gjitha presionet, kur bën një tërheqje është për t’u përshëndetur.”

Por, sipas kryeministri mendon se i di të gjitha.

“Padiskutim që stafi i kryeministrit, adhuruesit e tij mendojnë se a i di të gjitha. Sheh ëndrra ka komunikime ekstra natyrale, këto gjëra në një shtet më serioz si i joni dalin staf specialist, jemi shumë piktoresk si shtet. Pasioni i kryeministrin për të dhënë çokollatën e lajmit të mirë e shohim kur do ai tremb popullin dhe kur do jep çokollata të gëzueshme. Xhaxhi kryeministër, ose jep disa shpulla, ose kur populli sillet mirë, jep disa çokollata. Nuk mund të vazhdojmë në këtë formë. Rama nuk është në atë moshë që të ndjehet baba i të gjithëve. Në botë nuk ndodh kështu”, tha ai.

Categories
Uncategorized

(VIDEO) Plas keq mes dy moderatorëve! ‘Fantomasi është neveri/ Arjan Çani sulmon Blendi Fevziun dhe shpërthen në fjalor fyes: Ai është një mortje

Arian Çani ishte mes emrave të ekranit që këtë sezon u përfshi në merkaton televizive. TV Klan vendosi ta ndërpresë kontratën me të, ndërsa “Zonë e Lirë” do të transmetohet në një televizion tjetër.

Mbrëmjen e djeshme Arian Çani ishtye në emisionin “Të Paekspozuarit” dhe ka fyer një prej kolegëve, duke e quajtur atë “fantomas” dhe “mortje”. Dhe pse nuk e përmendi me emër, dukej qartë që sulmi i referohej Blendi Fevziut.

Çani: O zoti Ylli kije pak mendjen këtu, se unë pak marr telefonin dhe ti bën namin.

Rakipi: E kam me dikë që po më shkruante për këtë punë.

Çani: Jam më i rëndësishëm se ai. Ti shikon kafshët dhe budallenjtë në ekranet e tjera që s’kanë fare lidhje me analizën, janë out. Si shikon fantomasët e ndyrë që na i shpifën.

Rakipi: Kolegu ynë ka pyetur ambasadoren për paratë e pista.

Çani: Po ç’koleg mo, ai është një mortje.