Categories
Uncategorized

Plas keq në Kuvend, Sali Berisha nuk lëshon Foltoren, Felaj: Uluni, ç’është kjo mani e juaja për të pushtuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar në foltoren e Kuvendit ku ka kërkuar fjalën. Berisha ka dalë nga procedura, ndërkohë që zëvendëskryetarja Ermonela Felaj nuk e ka lejuar.

Ajo i ka kërkuar që Berisha të lirojë foltoren.

Debati:

Sali Berisha: Kreu i juaj duhet të jetyë këtu e t’u thotë qytetarëve se …(flet pa mikrofon)

Ermonela Felaj: Jeni pa mikrofon dhe keni zënë foltoren. Do keni fjalën se jeni regjistruar në listën e diskutantëve dhe thojini këto kur të keni radhën, mos kërkoni fjalën për procedurë. Ju lutem uluni, kthehuni në vendin tuaj.

Sali Berisha: Ju thoni shqiptarëve mos i lari rrobat me 90 gradë

Ermonela Felaj: Kthehuni në vendin tuaj, zënia foltores është në shkelje të ligjit. Ca është kjo mani për të pushtuar, uluni. Mos i fyeni njerëzit në parlament, kur të vijë radha për të folur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *