Gazetari investigativ, Artan Hoxha ndodhet në Kolumbi, ku ka vizituar Medelllin, qendrën operacionale të kartelit të Escobarit.
Hoxha ka publikuar një foto ku shihet tek varri i Don Pablo Escobar, ndërkohë që përcjell mesazhe të forta.
Krahas, gazetari shkruan ndër të tjera: “Don Pablos, ja gjetëm varrin të paktën, por si t’ia bëjmë me ata të tjerët, që nuk po u gjejnë as nam dhe as nishan”, një mesazh i koduar mbi zhdukjen e Ervis Martinaj.
“Mbi epitafin e mbretit te kokaines, narkotrafikantit me te madh ne bote, Don Pablo Escobar…
(1 dhjetor 1949- 2 dhjetor 1993)
Ne epitafin i Escobar shkruhet:
“Ti ishe një pushtues i ëndrrave të pamundura,
përtej legjendës që sot simbolizon, pak kush e di thelbin e vërtetë të jetës tënde….”
Don Pablos, ja gjetem varrin te pakten, por si t’ia bejme me ata te tjeret, qe nuk po u gjejne as nam dhe as nishan…”, shkruan Artan Hoxha në postimin e tij në rrjetet sociale./ CNA.al