Categories
Uncategorized

Deklarata e bujshme e gazetarit të njohur: Gledis Nano nuk pranoi të japë dorëheqjen, konflikti me Çuçin mund të kthehej në fizik

Në emisionin “Java në Dritare” ishte i ftuar gazetari i kronikës së zezë, Igli Çelmeta për të folur lidhur me disa nga zhvillimet më të bujshme të këtyre javëve, ndryshimet në Policinë e Shtetit dhe si dekonspirohen operacionet e ndryshme policore.

Çelmeta foli edhe për raportin mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano ku tha se konflikti mes tyre kishte nisur që herët dhe vinte nga mungesa e vendimarrjes në duart e Nanos. Ai tha se konflikti ishte aq i ashpër sa mund të shkonte deri në përlasje fizike.

Historia e Vis Martinajt është një nga më të bujshmet ku Policia e Shtetit nuk ka ende një përgjigje zyrtare. Por një ngjarje shumë e rëndë ishte dhe tragjedia e Himarës ku në plazhin e Potamit një efektiv policie në detyrë përplasi për vdekje me skaf vogëlushen 7-vjeçare Jonada Avdia. Pas kësaj ngjarje Gledis Nano duhet të jepte menjëherë dorëheqjen, po ashtu edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pasi ishte një përgjegjësi e institucioneve ligjzbatuese dhe policisë së Shtetit sepse ky person ishte rikthyer në Polici duke pasur njuë dosje të errët. Kjo dhe ngjarje të tjera që pasuan çuan në përplasjen mes Çuçit dhe Nanos, madje konflikti ka qënë kaq i ashpër sa mund të çonte në konfrontim fizik. Nano është larguar nga zyra duke deklaruar se nuk do japë dorëheqjen. ”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *