Categories
Uncategorized

Krahu i djathtë i Ilir Metës publikon foton: Ky është krimi më i madh i Edi Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një fotoje të publikuar në Facebook ka treguar tkurrjen e gjelbërimit në zonën pranë parkut të liqenit.

Fotot e publikuara janë me një diferencë prej 6 vitesh. Teksa në foton e parë shihet zona e gjelbëruar. Në foton e realizuar pas 6 vitesh, gjelbërimi i ka lënë vendin betonit.

Blushi thekson se pylli orbital i betonit është krimi më i madh që kryeministri Rama dhe Erion Veliaj i kanë bërë Tiranës.

“Pylli orbital i betonit është krimi më i madh që Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë bërë Tiranës.

Askush, madje as Belinda, nuk mund të fshihet dot pas dokrrave me mistere për ata që dhanë leje për këto monstra betonarmeje.

Shpërthimi i “gjelbërimit” të betonit tek ish-Sheratoni nga viti 2016, në vitin 2022!”, shkruan Blushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *