Categories
Uncategorized

Meta: 900 fëmijë nuk do ta nisin shkollën nesër për shkak të qeverisë, japin tendera për miqtë

Në një dalje për mediet, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se javën e kaluar dëgjuam deklaratë shokuese nga ministri i Brendshëm ku shprehej se pa krim nuk ka zhvillim.

Ai tha se qeveria në vend të kompensonte miqtë e tenderave sekretë, duhej të kishte dedikuar fonde për të ndihmuar familjet të armiqësojnë fëmijët.

Meta denoncoi atë që e quajti si korrupsion ndaj fëmijëve dhe prindërve, rasti kur 900 fëmijë s’do kenë mundësi të ndjekim normalisht mësimin nesër në shkollën Ibrahim Bashës, për shkak të neglizhencës së qeverisë.

Meta: Javën e kaluar dëgjuam deklaratë shokuese nga ministri i Brendshëm ku shprehej se pa krim nuk ka zhvillim, një deklaratë e papranueshme nga përfaqësuesi i qeverisë, që ka detyrë të luftojë krimin dhe ndihmuar zhvillimin. Duhet thënë me forcë se pa arsim nuk ka zhvillim, e sjell vetëm një arsim cilësor, me shkolla e kurrikula, me mësues të motivuar dhe paga motivuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *