Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për shfaqjen mediatike nga ana e qeverisë në objektin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari. Vasili tha se qeveria po vepron me dy standarde duke sjellë në vëmendje aksionin e paligjshëm të IKMT te Presige Resort disa ditë më parë si pasojë e vijës editoriale të “Focus Media News”.
Postimi i plotë:
Te “Prestige” rruspat,tek Salillari video dhe Rama si tullumbac, qe e fryjne dhe shfryjne oligarket!
Tek Prestige Resort ne mes te sezonit, me qindra turiste rruspa e matrapiku nuk u ndal me dite te tera sepse nuk shnderronte dot Fokus Grupin ne ER TV.
Ndersa tek keta Salillar and & shkojne vetem per dekor per videot e shpifura te Edi Rames, se kate e ndertime pa leje vazhdojne e bejne sa te duan.
Salillari me shoke kane marre qindra milione euro pune publike dhe me 99,99% te vleres se tenderave ndaj gjobat i paguajne pa asnje problem se po me parate publike do ti paguajne.
Ndersa Hysenbelliu grup qe nuk ka perfituar as koncesione dhe as tendera publike i futet rruspa e matrapiku te Prestige dhe kercenohet me cdo forme tjeter sepse nuk eshte pjese e tepsise se qeverise.
Bejne edhe VKM me porosi e me pazar qe oligarket te bejne si duan dhe tu mbulohet çdo gje.
Fryrjet idiote me ulerima te Edi Rames jane bere tashme rutine e peshtire provinciale, qe shfaqet sa here, qe skandalet e shtrengojne ate per gryke.
Te gjithe qeshin dhe thone : “doli prap ky bufoni, qe bertet si gjeli mbi pleh”!
Estrada e peshtire e Rames luftes me ndertimet pa leje ishte shfaqja e radhes se tullumbaces, qe e fryjne oligarket kliente te tij.
Jane po te njejtet kliente qe e shfryjne prape kamardaren Rama dhe vazhdojne punen e ndertojne kate pa leje, siç e shikoni te filmuar vec nje dite me pare.
Kamardarja Edi Rama dhunon e burgos vetem qytetaret e zakonshem se oligarket as qe pyesin per te se pazaret bashke i kane.