Categories
Uncategorized

Zhdukja e Ervis Martinajt/ “Alarmante”, deputeti i PD-së plas akuzën e rëndë: Shteti është i dorëzuar ose bashkëpunëtor! Është bërë njësh me mafien e kanë vendosur kodin e…

Deputeti i PD, Flamur Noka ka ngritur një akuzë të fortë për qeverinë shqiptare, teksa kërkoi informacione në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, lidhur me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

“A ka informacion qeveria për Ervis Martinajn? A ka apo jo informacion. Pse? Qarkullojnë lloj lloj thashethemesh, thonë që shteti s’e gjeti dot kurrë por gjetën hasmin. A ka gjë më të rëndë kur nuk e gjen dot shteti? Cfarë tregon? Që shteti në rastin më të mirë i dorëzuar në rastin më të keq i falimentuar”, u shpreh Noka.

Noka nënvizoi se situata e krimit është alarmante dhe akuzoi shtetin se “ose është dorëzuar ose është bashkëpunëtor”.

“Këtu është bërë njësh mafia me shtetin e ka një kod, kod heshtje, është shumë e rëndë kur kodi i heshtjes së mafies të bëhet kodi i qeverisë”, theksoi Noka.

Flamur Noka: Është alarmante, situata shumë e rëndë më e rënda situata e krimit. Unë bëra një pyetje e shteti duhet të përgjigjet, jo Flamur Nokës, detyrë ligjore komisionit, a ka informacion qeveria për Ervis Martinajn? A ka apo jo informacion. Pse? Qarkullojnë lloj lloj thashethemesh, thonë që shteti s’e gjeti dot kurrë por gjetën hasmin. A ka gjë më të rëndë kur nuk e gjen dot shteti? Cfarë tregon? Që shteti në rastin më të mirë i dorëzuar në rastin më të keq i falimentuar.

Sot cdo shqiptar e kupton që kjo qeveri s’është në gjendje të ruajë as sigurinë e jetës as pronës, të paktën të ketë informacion cfarë po ndodh.

Këtu po hyn derri dhe dosa e shteti nuk di gjë. Këtu njerëzit po shtypen si kërpudha e shteti nuk është në gjendje të kuptojë kush e bëri.Ose shteti është i dorëzuar ose është bashkëpunëtor se s’ka rrugë tjetër.

Këtë përgjigje e kërkojnë qytetarët zotërinj se paguajnë taksa për këtë zonjënjqë është zv ministre atje, për atë zotërinë që është ministër, për gjithë ato banditë që i keni veshur me uniformë. Pse i paguajnë?

Të paktën duhet të dinë cfarë ndodh. Ju cdo gje që ju dhemb nuk ju pëlqen, por kjo është e vërteta.Nuk na duhet statistika, se ua them unë statistikat që do diellin, lufta kundër krimit ka njohur arritje të papara, policia është në një standart më të madh se sa bashkëkohor, kështu do vijnë letrat këtu, krimi është struktur në letrat e qeverisë. Unë flas pë realitetin.

Këtu është bërë njësh mafia me shtetin e ka një kod, kod heshtje, është shumë e rëndë kur kodi i heshtjes së mafies të bëhet kodi i qeverisë. Kod heshtje ka vendosur zonja sot, ky është kodi i heshtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *