Categories
Uncategorized

Alarmohet SHBA, ja çfarë fshihet pas telefonatës së Blinken me Ramën dhe takimit urgjent kokë më kokë me Kurtin në Tiranë, dy specialistë amerikanë marrin në dorë sistemin digjital të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Por këtë herë si asnjëherë më parë, telefonata e Blinken nuk u njoftua nga kryeministri Rama të hënën apo dhe dje, kur dihet mirë që një personazh si Rama në politikë nuk lë shtrëngim dore apo mesazh që ta përdorë për promo personale. Ka qenë vetë Blinken që e ka bërë publike dhe më pas DASH dhe Ambasada Amerikane, duke ndarë detaje nga biseda telefonike. Edhe pse në mënyrë sipërfaqësore u dhanë detaje shumë të pakta se fokusi i saj ishte për sulmin e Iranit, përballë qëndron një çështje edhe më serioze, që nga momenti në moment do të shpërthejë. Sinjalet e para të telefonatës “shumë serioze” nga SHBA për kryeministrin Rama i dha vizita me urgjencë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili zhvilloi një takim “kokë më kokë” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Befasia në këtë mes është se ky udhëtim i paparalajmëruar për në Tiranë gjatë mesditës së djeshme, ka zënë në befasi mediat në Shqipëri e Kosovë, por edhe vetë partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.

Çfarë fshihet pas telefonatës së Blinken?

Po çfarë fshihet pas telefonatës së Blinken me Ramën. Mesa duket telefonata me kryeministrit shqiptar Rama dhe numrit 1 të Departamentit Amerikan të Shtetit ka diçka përtej Iranit. Ditët e fundit dhe dje, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe media serbe pranë tij, kanë deklaruar se: “Beogradi nuk do tolerojë Kosovën, “Do ju kundërpërgjigjemi”, “Do të ndërtojmë Baza të Rusisë në Serbi”, apo edhe se “Ballkani do përfshihet në trazira dhe se pas tyre fshihen çeçenët dhe CIA”. Këto deklarata të forta, duket se kanë ngritur sinjalet e alarmit tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë hedhur në veprim për të bllokuar provokimet destabilizuese në Kosovës dhe më gjerë në rajon. SHBA-të janë partneri më i madh që ka Shqipëria dhe Kosova. Kështu që ardhja urgjente e kryeministrit Kurti në Tiranë tregon se diçka po ndodh në zonat e NATO në Ballkan dhe mesa duket kemi të bëjmë me një situatë të rrezikshme që mund të provokohet nga momenti në moment. Madje, fakti se jemi përballë një “rreziku”, u pa edhe tek vetë deklaratat sqaruese të bërë ditën e djeshme nga kryeministri Kurti dhe kryeministri Rama, shenja këto sinjifikative se asgjë nga ato nuk përbën urgjencë dhe mund të zgjidheshin me një telefonatë pa nevojën e një takimi ballpërballë. Të gjithat këto lëvizje, tregojnë qartë që ka diçka urgjente që kërkon një mobilizim midis dy kombeve. Pra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuara vëmendjen ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, madje edhe vendeve që ndihen të rrezikuar nga influenca ruse, e cila mund të përdorë si “mashë” Serbinë, për të ndezur fitilin e luftës në Ballkan. Thënë troç, telefonata e Blinken ka pasur si fokus diskutimi përtej sulmit kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë dhe se takimi i Kurtit me Ramën, nuk ka qenë vetëm për situatën ekonomik dhe fushën e energjisë, siç u njoftua nga zyra e shtypit të qeverisë së Kosovës.

Ekspertët e IT mësyjnë në Shqipëri

Megjithatë, një gjë është e sigurtë, se për sa kohë na mbështet SHBA dhe NATO, Shqipëria dhe Kosova janë vende të sigurta. Kjo gjë duket qartë në lëvizjet që Uashingtoni ka bërë ditët e fundit, ku pas mbështetjes që i dha Shqipërisë për sulmet kibernetike të provokuara nga Irani, ka dërguar në Tiranë edhe dy ekspertë amerikanë për krimet kibernetike. Mësohet se ekspertët ndodhen në Tiranë për të vënë në funksion sistemet e brendshme të Policisë së Shtetit. Ata janë pajtuar nga qeveria shqiptare pasi hakerat e financuar nga Irani sulmuan sistemin TIMS në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dy ekspertët e huaj në bashkëpunim edhe me specialist IT në vendin tonë po punojnë për të përforcuar sistemet. Ekspertëve dhe NATO-s u është kërkuar ndihmë për marrjen e disa filtrave që do të përforcojnë sistemin. Nga ana tjetër, një grup prej gjashtë anëtarësh i përfaqësuesve të NATO-s (vendet e pesta dhe Norvegjia) vizituan dje Beogradin dhe Sarajevën dhe u takua me zyrtarë. Duke folur për njoftimin e SHBA-së për ndihma të mëdha ushtarake për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën, por jo për Serbinë, ajo vlerësoi se këto janë “vendet që janë nën rrezik nga agresioni rus”. Siç kuptova, ndihma është e përqendruar në ato vende ku ekziston një rrezik real i agresionit rus. Është një situatë fluide, ne vazhdimisht po shqyrtojmë se cilat janë nevojat e cilave shtete”, deklaroi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *