Categories
Uncategorized

Gazetari Robert Papa plas “bombën”: Basha është non grata në SHBA, çka ndodhi me të është më e rëndë se me Sali Berishën

Gazetari Robert Papa nga SHBA, komenton raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë mbështetur nga kompanitë offshore ruse për të ardhur në pushtet.

Papa tha për studion e lajmeve të MCN TV, se kjo është dhënë në një radio që nuk dëgjohet në SHBA, siç është Zëri i Amerikës dhe nuk është thënë nga Këshilli i Sigurisë.

“Që Basha ka bërë lobim në SHBA dhe ka përdorur 500 mijë dollarë të dyshimta, kjo nuk dyshohet. Madje ai i ka kërkuar ca shqiptarëve në Michingan që të firmosin se kanë bërë donacione me të.

Mendoj se janë para të pista të Lulzim Bashës. Është diçka personale e Bashës me paratë e pista të përfituara në Shqipëri. Në Amerkë janë më shumë se 2 mijë lobistë që blejnë akses për disa foto, që i kemi ende në Parlament, Basha, Meta.

Për mendimin tim Basha është non grata. Pse nuk vjen në SHBA? Fakti është më i madh se ajo që ndodhi më Berishën. Nëse do të ishte zyrtar raporti, Basha duhet të ishte shpallur non grata.

Përplasja e madhe SHBA-Rusi do të ketë grepin dhe për vende të vogla si ne. Basha e ka bllokuar hetimin në Shqipëri i ndihmuar nga Rama.”

Lidhur me deklaratën e Sali Berishës pas shpalljes “non grata” se Basha ishte shantazhuar nga SHBA pikërisht me këtë dosje dhe pse PD nuk kërkoi më herët rihapjen e çështjes, deklaroi se Lulzim Basha nuk ka vepruar i vetëm.

Papa shtoi se Basha ka thënë i ka marrë paratë nga shqiptarët në SHBA.

“Deklarata siç thotë ‘Zëri i Amerikës’ nga një zyrtar, tregon se ka një hetim për Bashën. Ndërkohë që për Ramën për foton 80 mijë dollarë, hetimi vazhdon. Basha është peng.

Eskobar tha se do e ftojmë Bashën në Washington, pse nuk erdhi?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *