Prokuroria e Tiranës dërgoi në Itali predhën që i mori jetën qytetarit Aleks Nikaj, i cili u vra gjatë demonstratës së dhunshme anti-qeveritare në 21 janar 2011 para Kryeministrisë. Kjo predhë është dërguar në shtetin fqinj disa ditë më parë me kërkesë të palës italiane dhe do të ekzaminohet në një nga laboratorët e policisë shkencore. Prej mëse 11 vitesh, vr sja e 34-vjeçarit nga Lezha nuk është zbardhur se nga çfarë arme dhe cili person e ka shkrepur. Gjatë muajve të kaluar të këtij viti, prokuroria dërgoi fotografitë dhe materialet hetimore për predhën që vr u Aleks Nikajn. Në korrik, autoritetet italiane u përgjigjën se janë të gatshëm të ndjekin çështjen duke kërkuar që t’u ofrohen dosja me materialet hetimore, fotografitë dhe vetë predhën që i mori jetën Aleks Nikajt.
Ish-avokati i ish-kreut të Gardës në 2011: Predha u ekzaminua në Turqi para 11 vitesh
Avokati Genc Gjokutaj, i cili mbrojti para drejtësisë ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendin, e konsideroi shoë politik dhe mediatik çështjen e hetimit të predhës me të cilën u v a Aleks Nikaj. Për “MCN TV”, në muajin maj, Gjokutaj u shpreh se kjo predhë u ekzaminua në kohën që i ndjeri Nikaj u dërgua për mjekim të specializuar në 29 janar 2011 në Turqi. Sipas tij, ekspertimi është kryer nga autoritetet turke duke vërtetuar se kjo predhë nuk është shtënë nga një armë e punonjësve të Gardës së Republikës. Gjokutaj theksoi se që një çështje të rihapet duhet të analizohet e gjykohet një prove e re e pakonsumuar më parë. “Nikaj është dërguar me urgjencë në Turqi. Gjatë autopsisë është gjetur predha që është analizuar në shtetin turk, ku është konkluduar lloji i predhës. Ajo predhë nuk ka dalë nga një armë e Gardës. Megjithatë, çdo analizë është pozitive për një proces. Por, nëse për rihapjen e kësaj çështjeje do të përdoret predha e gjetur te Aleks Nika është një sebep, është një propagandë. Ky lajm përveçse ka elementë të shoë-t nuk sjell asgjë të re. Që të rifillojë një çështje penale, e gjykuar me vendim të formës së prerë përfundimtare, duhet të administrohet një provë e re. Kjo është një farsë politike dhe mediatike. Nëse kjo predhë nuk do të ishte ekspertuar, atëherë po do të ishte arsye. Nga pikëpamja balistike dhe e jurisprudencës, kjo është një rrugë që do të na kthejë prapë atje ku ishim”, deklaronte në maj Genc Gjokutaj.
Protesta e 21 janarit 2011, zanafilla te videoja e famshme Meta-Prifti
Në 21 janar 2011, dhjetëra-mijëra qytetarë morën pjesë në demonstratën kundër qeverisë së koalicionit PD-LSI e drejtuar nga Sali Berisha pasi disa ditë më parë ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti publikoi në emisionin investigativ-humoristik “Fiks Fare” një video-përgjim me zv/kryeministrin Ilir Meta, i cili i kërkonte të miratonte dhënien e një koncesioni për një kompani e cila u skualifikua nga gara Komisioni i Vlerësimit, por Gjykata e Apelit i dha të drejtë. Pa pritur vendimin e Gjykatës së Lartë, Meta i kërkoi Priftit të mos pengonte tenderin duke i komunikuar në zyrë se do të bisedonte me kryetaren e kohës së Gjykatës së Lartë, Shpresa Breçaj që të jepte vendim në favor të konsorciumit. Në video, Meta i premton 700 mijë euro (7%) ryshfet për Priftin. Ky i fundit u shkarkua nga posti i ministrit në shtator 2010 dhe u pasua nga Meta, që i dha tenderin kompanisë në fjalë. Opozita e përdori videon për të akuzuar e sulmuar qeverinë për korrupsion duke kërkuar menjëherë rënien e saj. Përballë presionit publik, Meta dha dorëheqjen në 17 janar 2011. Kryeministri i kohës Sali Berisha e konsideroi videon të montuar.
Demonstrata e dhunshme për rrëzimin e qeverisë, vriten 4 qytetarë, 500 fishekë
4 ditë më pas, opozita socialiste e drejtuar nga Edi Rama organizoi një demonstratë të dhunshme para Kryeministrisë, ku u plagosën qindra policë nga sulmi i demonstruesve. Situata doli jashtë kontrollit kur Garda e Republikës hapi zjarr nga brenda oborrit të Kryeministrisë teksa demonstruesit tentuan të futeshin brenda me dhunë. Edhe pse demonstruesit nuk përdorën armë zjarri, punonjësit e Gardës së Republikës qëlluan me armë të ndryshme. Nga plumbat humbën jetën qytetarët Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj. Ky i fundit vdiq në Turqi në 5 shkurt 2011, pak më shumë se 2 javë pas ngjarjes. Ai ishte goditur me plumb në kokë dhe u dërgua në Turqi për mjekim të specializuar në 29 janar 2011 për shkak të përkeqësimit të plagës në tru. Për fatin e keq, Nikaj ndërroi jetë.
Berisha dhe “puç”, “çadrat-pistoletë”, “thikat me helm”e “horr e lavire bulevardi”
Në mbrëmjen e 21 janarit 2011, Sali Berisha akuzoi opozitën së bashku me Presidentin e Republikës, Bamir Topi; Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama dhe shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar Bahri Shaqirin për grusht shteti ndaj qeverisë së tij. Berisha këmbënguli duke nxjerrë versionin e famshëm se protestuesit u vr në nga brenda opozitës dhe janë përdorur “çadrat-pistoletë” dhe “thikat me helm”. Gjendja politike në vend u degradua akoma më shumë; opozita akuzoi qeverinë për vr sje shtetërore dhe mbrojtje me dhunë të pushtetit, kurse Berisha ofendoi Ina Ramën, Bamir Topin, etj., si “horra e lavire bulevardi”. Akuzave nuk u shpëtoi as ministri i kohës i Brendshëm, Lulzim Basha. Megjithatë, ai dhe Berisha i shpëtuan hetimeve. ’21 janari’ i dha goditjen fatale Berishës dhe partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 2013. Hetimet treguan se në 21 janar 2011 u kryen 500 qitje me fishekë manovër dhe të vërtetë.
Në 2013 u dënuan Prendi dhe Llupo për “vr sje nga pakujdesia”
Në 18 shtator 2013, Gjykata e Apelit shpalli fajtor komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendin dhe oficerin e Gardës, Agim Llupo për veprën penale “vr sje nga pakujdesia” duke i dënuar respektivisht me nga 1 vit dhe 3 vite burg për vr sjet e Faik Myrtajt, Hekuran Dedës, Ziver Veizit dhe Aleks Nikës. Shoferi i Prendit, Margarit Kume u shpall i pafajshëm.
4 të vr rët “Dëshmorë të Atdheut”, Rama bën thirrje për durim
Në përvjetorin e dhjetë të ngjarjes së rëndë të “21 janarit”, qeveria shqiptare shpalli “Dëshmorë të Atdheut” 4 qytetarët e vr rë. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për drejtësi nga familjarët e viktimave, kryeministri Edi Rama është shfajësuar gjithmonë se duhet durim dhe se drejtësinë nuk e bën politika por institucionet e drejtësisë.