Categories
Uncategorized

“U hap një legjendë urbane që nga shërbimet ruse të vritej Basha”, Zheji bën paralajmërimin e fortë: Kjo çështje duhet të marrë vëmendjen e duhur, ja çfarë ka thënë Berisha për dosjen

Në emisionin ‘Open’, sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, tha se tashmë çështja për lobimin rus ka marrë vëmendjen e duhur nga Partia Demokratike. Gjithashtu theksoi se menjëherë pa deklaratës nga Departamenti Amerikan i Shtetit PD bëri me dije se do të formohet një grup dhe se është e gatshme të bashkëpunojë.

Nga ana e tij analisti Zheji tha se kjo është një çështje që duhet të marrë vëmendjen e duhur.

“Nga 2018 ka ndryshim, sot ka folur departamenti Amerikan i Shtetit me shifër dhe sot është tjetër gjë. Më parë bëri një gazetë shkrim, ndërsa sot pasi shtetit amerikan foli dhe dha provën, PD doli dhe tha se do formohet një grup dhe se jemi gati të bashkëpunojmë.”, tha Noka.

Zheji: Berisha në një transmetim ka thënë se Basha është i shqetësuar për dosjen e Muzinës dhe ka thënë se e ka patur përpara dosjen dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Mbaj mend që e tha njëherë. Nuk është thjeshtë një guriçkë në sandale kjo dosje, por ka probleme. Mbaj mend që u hap një legjendë urbane që nga shërbimet ruse të vritej Basha , ishte në kohën e çadrës. Flitej që tek Plaza ishin zbuar disa turistë rusë, që mbanin në kontroll çadrën. Pra ka pasur një turbulencë dhe luan një gjë jo pak e rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *