Në rënditjen e shteteve me rrezikun më të lartë përmbytjeve në botë, fatkeqësisht mes tyre është edhe Shqipëria.
Përmbytjet shkatërruese në të gjithë botën këtë verë kanë rezultuar në mijëra të vdekur, ku vetëm në Pakistan gjatë verës, 1.400 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe 1/3 vendit përfundojë nën ujë.
Duke përdorur të dhënat nga studimi i fundit i botuar në revistën më prestigjioze për studimet shkencore Nature, kjo hartë grafike paraqet rrezikun e përmbytjeve në të gjithë botën, duke nxjerrë në pah se 1.81 miliardë njerëz janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj përmbytjeve