Categories
Uncategorized

Del dokumenti i rradhës! Si u planifikua eleminimi i Lulzim Bashës, 3 persona të përfshirë

Një shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe dy të tjerë nga Kosova u vunë nën hetim në vitin 2017, pasi u akuzuan se do të përgatisnin një sulm për të ekzekutuar në atë kohë liderin e opozitës Lulzim Basha.

Kanë qenë hakerat të cilët sulmuan kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në vendin tonë, kanë publikuar dokumentin e Drejtorisë së Anti-terrorit i vitit 2017, në të cilin thuhej se pas disa hetimeve ishte arritur në përfundimin se ishte planifikuar një atentat ndaj Lulzim Bashës, i cili asokohe drejtonte Partinë Demokratike.

Në dokument, bëhet e ditur se tre janë personat e dyshuar të cilët do të kryenin atentatin ndaj Bashës.

Një ndër të dyshuarit, A.M nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, ishte i përfshirë në veprimtari antiligjore trafik droge dhe njihet si një person, i cili ishte i gatshëm të bënte gjithçka për para.

A.Y, nga Prishtina është praktikant radikal i fesë Islame, ish luftëtar xhihadist në Siri dhe lidhje me element radikal që kanë luftuar në Siri.

Ai njihet si një person me rrezikshmëri të lartë dhe ishte është arrestuar në janar 2016, pasi është gjetur në rrugën e manastirit të Deçanit me uniformë dhe armë.

I dyshuari tjetër, F.G, dyshohet se është përfshirë në atentatin e vitit 2010 ndaj Alfred Mustakës nga Durrësi, për shkak të konkurrencës lidhur me lojërat e fatit në Ferizaj, Kosovë./euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *