Pasi hakuan dhe bllokuan per disa ditë sistemin TIMS, duke futur në kolapas pothuajse të gjitha pikat kufitare të vendit, , grupimi i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, ka vënë në shënjestër policinë e Shtetit Shtetit, duke publikuar, të gjitha emailet hyrje daljet apo lëvizjet që ka pasur ish drejtori Gledis Nano.
Faqja ka publikuar një folder prej 47 faqesh, ku janë dokumente të policisë së Shtetit, shumica e të cilave janë shkëmbim email-esh mes këtij institucioni dhe autoriteteve të tjera ligjzbaturse por edhe me partnerët.
Gjithashtu hakerat kanë publikuar edhe vizitat që ka ndërmarrë ish drejtori i Përgjithshëm ndërkohë nga të dhënat dhe nga ajo çfarë shihet, deri më tani hakerat nuk kanë publikuar të dhëna sekrete, që mund të cënojne Policinë e Shtetit, serverat e të cilit kanë qindra materiale të klasifikuara si sekret shtetëror.