Categories
Uncategorized

Publikohen e-mail-et e Gledis Nanos, u njoftua se Talo Çela lëvizte në Tiranë para disa ditësh me “Audi Q8”, u takua në hotel me një personazh të njohur, dyshohet se do merrte porosi për të kryer një atentat

Një tjetër informacion tepër i rëndësishëm është hakeruar dhe është bërë publik nga e-maili i ish-Dretorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos.

Grupi i hakerave ka bërë publike të dhëna sekrete të policisë që shkëmben Ministria e Brendshme me ambasada të rëndësishme në vendin tonë.

Informacioni i marrë në mailbox-in e tij, të publikuar nga “Home Land Justice”, lidhet me të shumëkërkuarin Talo Çela, ku thuhet se prej disa kohësh është parë të lëvizë në Tiranë.

Sipas këtij E- maili Çela është parë teksa lëviz dy herë në Tiranë, në korrik dhe në gusht të këtij viti.

Burimi i Nanos tregon se më 5 Gusht 2021 pas orës 20.00, ku ai ka shkuar në një hotel me adresë tek Rruga e Dibres, ku shoqërohej nga tre persona të tjerë që e ndiqnin me makinë, ndërsa vetë ishte në një automjet tjetër tip “AudiQ8”.

Vetë Çela në makinë thuhet se ndodhej së bashku me një grua dhe një fëmijë herën e parë kur është parë më datë 25 korrik ndërsa herën e dytë është parë vetëm.

Ndër të tjera, Gledis Nano në këtë email informon se i është thënë gjithahtu se i shumëkërkuari Çela, ka pasur kontakt edhe me Ervin Matën, të cilit i ka thënë se duhet të ketë kujdes nga kundërshtarët e shumtë.

Burimi i informacionit të Nanosm dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talo Çelën për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tij.

E-maili i plotë:

Drejtoria e Antiterrorit ka administruar një informacion i cili bën fjalë për personin në kërkim Talo Çela dhe disa lidhje me interes të tijë.

Sipas informacionit, personi në kërkim Talo Çela prej disa kohësh është parë të lëvizë në Tiranë. Me datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar tek një hotel me adresë tek Rruga e Dibres. Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë të cilët kishin në përdorim nje mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë udhëton me një mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane. Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qënë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 Korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë na makiunë me një femër dhe një femijë kurse me datën 5 ka qënë vetëm. Sipas informacionit, Talo ÇELA ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata.Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë ngjarje tek objekti im.Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tijë.

Ju bëjmë me dije se nga ana jonë është këmbëngulur se sa të sigurtë e ka burimi këtë informacion dhe ai ka ngulur këmbë se është tepër e sigurtë për këto takime dhe personi që e ka vënë në dijeni është lidhje e afërt e Ervin Matës dhe ngul këmbë që të ruhet pasi është një ndër përsonat e pakët që ka dijeni për takimet e Talos me Ervin Matën.

Çela është një prej personave më të kërkuar në Shqipëri. Për kapjen e tij, Policia e Shtetit ofron 10 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacion.

49-vjeçari nga Elbasani është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *