Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe ish-depueti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka analizuar në mënyrë të detajuar situatën politke në vendin tonë, duke e ndalur theksin tek debatet për dosjen e spiunit t ëish-Sigurimit të Shtetit, Ilir Meta-Metaj, lobimi rus në Partinë Demorkatike, ecurinë e qverisë “Rama 3” dhe roli i Kryeministrit Edi Rama sa i takon të shkurës së tij dhe qasjes aktuale politike, si dhe nsimën e PD për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Gjatë një analize të gjatë për gazetën “SOT”, ish-deputeti Braho tregon se si qëndron e vërtat e dosjes së spiunit të ish-Sigurimit Ilir Metaj, ndërsa ka zbuluar edhe pseudonimet e Edi Ramës, sic e thërrisnin shokët gjatë kohës që ai ishte pedagog dhe që i përket kohës mes viteve ’80 dhe ’90. Duke u ndalur tek ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-ligjvënsi thekson se ata rrezikojnë burgun për fondet ruse në PD. Sa i takon nismës së depueti demokrat, Enklejd Alibeaj për dekomunistizimin, zoti Braho e cilëson atë një projektligj provokativ, që sipas tij, synon të eliminojë historinë e Partisë Socialiste dhe goditen Fatos Nano, Servet Pëllumbi dhe Gramoz Ruçi. Sipas ish-kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ISKK e drejtuar nga Çelo Hoxha është kthyer në gijotinë për LANÇ.
Dy fjale për skemën e lobimit te PD-se me paratë e Kremlinit
Tashmë skema e lobimit, pra për mbështetjen që do të siguronte PD-ja për të ardhur në pushtet në zgjedhjet e vitit 2017 nëpermjet përkrahjes amerikane, por duke përdorur para të zeza ruse, është e njohur. Kryetari i PD-së në atë periudhe në vitet 2016 e më pas Lulzim Basha nënshkroi me dorën e tij marrjen e kësaj shume, duke ja kaluar kompetencën e sigurimit të perkrahjes së administratës së ish-presidentit Trump, një kompanie seksere lobuese e drejtuar nga Nick Muzin, e cila ruajti rol kyç në tërë këtë transaksion të dyshimtë. Ishin gazetarët investigativ të revistës amerikane “Mother Jones” dhe shërbimi inteligjencës amerikane ata që me investigimin e tyre zbuluan se mbrapa këtij lobimi dhe shume të konsiderueshme dollarësh, qëndronin rusët dhe shërbimet e tyre të spiunazhit. Taulant Balla, një “As” i fortë goditës në duart e Edi Ramës e denoncoi në Prokurori këtë veprim si një skandal financiar për pastrim parash, ku dyshohej se nëpermjet perdorimit të ketyre parave me origjinë ruse, ato ishin përdorur për mbeshtetje politike (një zot e di se sa është shifra e vërtetë dhe në xhepat e kujt ka vajtur ). Por duke ardhur ne rruge jolegale dhe te padeklaruara ne financat e PD-se u krye edhe pastrimi i tyre, për të mos lënë gjurmë, ndërkohë që nuk u raportuan saktë, por u fallsifikuan deklarimet për të dhënat financiare të PD-së nga Lulzim Basha në KQZ. Kjo është me pak fjalë fabula e kësaj ngjarje që me një të parë të syrit kuptohet se ishte jo vetëm një skandal financiar, por edhe veprim kriminal, pa më të voglin moral. Organet e Prokurorisë të investuara në hetim për shkak të kallzimit, kryen një hetim sipërfaqësor dhe të dobët duke i besuar gënjeshtrave e aludimeve justifikuese të Lulzim Bashës, se ato ishin paratë “diasporës shqiptaro-amerikane”. Kjo histori e përzier me çorbën e dollarëve ruse me lobimin e“pritur” nga amerikanët, kur ka dhe shumë detaje dhe hollësi të tjera, të cilat më së shumti u morën vesh direkt jo nga prokurorët dhe gjykatësit shqiptarë të paaftë, por nga raporti amerikan i komunitetit të shërbimeve inteligjente. Konkluzioni Raportit të komunitetit të inteligjencës amerikane është, se rusët kanë përdorur për të ndërhyre jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në dhjetra vende të Europës e Ballkanit. Rreth 300 milion dollarë, prej të cilave mbi 500 mijë në Shqipëri. Mësimet e nxjerra nga Lufta për dominim dhe zhvillimet në Ukrainë i detyruan strukturat e administratës së presidentit Biden të studiojë këtë fenomen me qëllim që ti presin duart influencimit të spiunazhit rus në këto vende. Fabula amerikane Raportit tregon se spiunazhi rus ka qenë aktiv edhe në Shqipëri për të fituar terren, ashtu sikundërse ka synuar këtë terren në Malin e Zi, Bosnjë, Kosovë etj. Arrestimi ditët e fundit rastësisht i tre të dërguarve të inteligjencës ruse në disa zona në Shqipëri, na bind se rusët, agjensitë e inteligjencës, janë aktive, madje ata kanë synuar të përdorin dhe blejnë parti dhe politikanë shqiptarë. Jane disa nga drejtuesit e Partisë Demokratike, ata që janë përdorur apo dhe blerë për shkak të synimit për të ardhur në pushtet me çdo kusht. Dyshimi kryesor është se emrat dhe personat më të mundshëm janë Lulzim Basha si dhe babai e “kujdestari” i tij politik Sali Berisha. Ata me dijeni të plotë kanë pranuar ofertën e shërbimeve inteligjente ruse dhe Kremlinit, që nëpermjet bankave dhe kompanive offshore në Ukrainë, Skoci etj të derdhen mijëra dollarë për llogari të PD.
Fondet ruse, PD ka kryer pastrim klasik parash
Në analizë të këtij veprimi do të thosha se ndodhemi përpara një veprimi kriminal, një grupi spiunësh, të cilët duhet të përgjigjen jo vetem politikisht për këtë skandal dhe aferë korruptive, por edhe penalisht për pastrim dhe falsifikim klasik të parave në bazë të neneve 174, 186 te Kodit Penal. Hetimi në vazhdim mbi bazën e të dhënave dhe dokumentacioneve të tjera dhe të reja nga organet e drejtesisë shqiptare në bashkëpunim me ato amerikane, siç vunë në dukje dhe ambasadorja Yuri Kim do i“hapë petët lakrorit” siç thotë populli. Ajo që sygjeroj në këtë rast është se keta persona të rrezikshëm si Basha dhe Berisha, duhet të izolohen menjëherë për të parandaluar fshehjen e provat që vërtetojnë veprimtarinë kriminale pasi kanë cenuar rëndë rendin kushtetues, demokracinë dhe sigurinë e Shqiperisë. Është qesharake tani që drejtues të dy PD-ve akuzojnë njëra tjetrën si fajtorë të “zënë në çark”,ku me aktivi shfaqet Sali Berisha, që per te hequr pergjegjesine nga vetja, akuzon Lulzim Bashen, se eshte ai qe ka vepruar pa dijenine e tij, “se veprimet e tija kane qene personale jashte maredhenieve te PD-se”, se “ka shume mundesi” qe keto para i ka pervetesuar si nje hajdut i rendomte etj. Nderkohe qe nga ana tjeter Bashaka pohuar se ishte i porositur që duhej patjeter te eleminonteNon Graten Sali Berisha nga Partia Demokratike ose ndryshe do të shkonte vet në birucë”!!! Ende e pashpjeguar se nga kush e mori kë të porosi.
Ja çfarë do te ndodhe tani pas ketij zbulimi të kesaj afere korruptive
Kuptohet që organet e drejtesisë shqiptare janë të detyruara të fillojnë përsëri hetimin mbi bazën e rrethanave dhe provave të reja, por kjo kërkon veprime eficente dhe proactive, kerkon seriozitet profesional per te zbuluar e goditur kete afere, qe ka tronditur politiken dhe opinion shqiptare e qe do ti vere noten perfundimtare Struktures se Posacme te luftes kunder Krimit te Organizuar, SPAK-ut.
E vërtata e dosjes së spiunit Ilir Meta dhe bashkëpunimi i tij me ish-Sigurimin
A ka të tjere të implikuar në këtë histori, në ketë komplot me axhende spiunazhi? Dyshoj se Ilir Meta duhet të ketë patur dijeni për fondet e lobimit, pasi ai që nga viti 2009 e deri me sot ka krijuar një aleancë, sa politike aq edhe afërsie shpirtërore sipas parimit “në rrezik dhe në nevojë, shoku shokun ta ndihmojë”. Aventura e tij e re politike për krijimin e Partisë së Lirisë është e destinuar të dështojë. Ai është bërë qesharak me fjalorin dhe kërcenimet e tij primitive, se do ta “kape dhe thyej në mes Edi Ramën”, etj. Ndërkohë Edi Rama fërkon duart sepse një shkresë e dalë nga Autoriteti i Dosjeve me Drejtore Znj.Genta Sula, ka vënë në qarkullim një “kleçkëe” biografike me synimin për ta konsideruar Ilir Metën si bashkëpunetor të Sigurimit të Shtetit, kur Genta Sula vetë nuk është aq e sinqertë me të dhënat e dosjeve të paraardhësve të saj familjarë. Cilësimi Ilir Metajt si bashkëpunetor i Sigurimit të Shtetit e eliminon atë përfundimisht nga politika dhe zelli i tij i madh për të qenë në krye të misionit të integrimit europian të Shqipërisë. Kam bindjen se Ilir Meta nuk ka patur kohë të bëhet bashkëpuntor i mirfilltë i Sigurimit të Shtetit, por dicka tjeter e “njollos” ate ne kete histori. Ambicia, egua, karierizmi, karakteri i ti i dobët e kanë shtyrë në kohën dhe moshën e rinisë studentore, në marifete informative, denoncuese, si sekretar i rinisë së Fakultetit, të cilat ai regjimi i para viteve 90 ja ka arshivuar dhe ai i mbas viteve 90, ja ka shfrytëzuar, duke e mbajtur peng. Ilir Meta është i pabesë, veti personale të cilën shpesh here ja ngatarrojnë me “pragmatizmin” e tij të paskrupull. Le të bëhet njeë herë burrë e ti sqarojë paudhësite që ka kryer ndaj shokëve e miqve në vitet e rinisë e me pas. Kështu mund edhe të shpëtojë të paktën nderin.
Braho komenton deklaratat e ish-drejtuesit të Sigurimit B.H
Studimi biografik dhe i aktivitetit kryesisht politik të tij dhe i dosjes së përpunimit agjenturore të tij, na japin një pasqyrë disi të veçantë dhe problematike. Ja çfarë perfundimi arrij unë sëbashku me studiuesin direkt të dosjes së tij, B.H. performimin dhe personalitetin e tij, bazuar dhe në dokumente dhe vëzhgime të hollësishme. Eksentrik si natyrë, anarkist deri në palcë si mentalitet, të cilin e ka të shoqëruar me zgjuarsi në eurudicion, kulturë të gjerë, rrjedhojë e ndikimit të Nolit dhe Konicës siç i pelqen të mburret. I dallueshem dhe i sukseshëm në oratorinë e tij, i prirur për nuance dominuese, por denigruese e agresive ndaj te tjereve. I prejardhur nga familje me origjinë komuniste, që në rininë e tij është paraqitur herë si anti komunist i tërbuar e herë si fondamentalist i bindjeve fetare katoliko-myslimane. Janë të pashpjegueshme qëndrimet kontraverse estetike të tij, për moralin, shijet jo normale në veshje, i prirur për novacione dhe kombinime ngjyrash të ndezura si dhe në marëdheniet me gratë. Është i pashpjegueshëm kontraversiteti i tij, në qëndrimet politike, ku dominon edhe nacionalizmi i tejskajshëm,dhe nuancat patriotike, por edhe përbuzja ndaj luftës çlirimtare, admirimi i Mitat Frasherit, si lider politik dhe ushtrarak i Ballit Kombetar, i etiketuar si tradhtar dhe kriminel lufte, por që ai i kushtoi nderime të mëdha në ceremoninë e rivarrimit në krah të patriotëve të tjerë Rilindas. Ma do mendja se këtë nderim të pamerituar, dikujt ja kishte premtuar si qokë. Ka qenë dhe mbetet këmbëngulës, me vullnet të pabërballueshëm, shpeshherë dhe të pallogjikshëm, për të arritur qëllimin e tij, por shquhetsi intrigant, cilësi siç i quan Makiaveli, e nevojshme për një politikan. Ka ngjitur me zik-zake e ngulmin të llahtarshëm, duke përdorur çdo gjë,veçanërisht brrylat, shkallë e karrierës poltike, duke provuar fillimisht të djathtën politike, por arriti të penetrojë tek e majta pa qenë asnjëherë i majtë duke u bërë dhe lider i saj. Fal kjo edhe gjendjes të “sëmurë”e pasivitet të Partisë Socialiste dhe mbështetjes së pakuptueshme të njërit prej liderëve autoritarë të saj, Gramoz Ruçit, etj.
Ja pseudonimet e Edi Ramës sipas miqve të tij
Është pjesë e biografisë së tij të hershme, kur që në moshë të re ka dominuar tipologjia problemtaike në marrëdheniet me ambjentin. Reflaktar, ndaj ideve dhe shtypjes që realizonte ideologjia komuniste të cilën, ai e urrente, hapur, por edhe me marifet e pranonte, si rezultat i presionit familjar e shoqëror në atë periudhë. Këto cilësi problematike për kohën, e rrumbullakosën “me laps të kuq”, si subjekt pune të Sigurimit të Shtetit. Të nominuarit sipas drejtimeve që kanë qenë afër tij e që kanë përdorur pseudonimet si “Piktori”, “Skifteri”, shënimet për Ramën intelektual i Arteve etj duke e shoqëruar së bashku me historinë Atërore të ambasadës italiane. Të gjitha këtyre u bashkëngjitet edhe me një kartelë mjekësore greke, për të cilin kujdesej doktori psikiatër Y.V. I cili e trajtonte klinikisht si person me diagnozë “sociopat me siptoma patologjike”, si Qenia e babit Kristaq Rama, personalitet i nderuar si artist i popullit dhe skulptor klasi e “kursenin nga kafshimet” e egra të Sigurimit të Shtetit. Ambjenti shoqeror ku ai rrotullohej e quante“shakaxhi te përparimit”, por edhe dredharak e të paqendrushëm, pa ndonjë filozofi të peëcaktuar qartë mendimi. Në dosjen e Rames ka mjaft shënime e konstatime për të si dhe shënime e referime e opinione të tij për të tjerët. Në vitet 90-91 ishte me i avancuari i intelektualëve të lëvizjes demokratike, saqe bërtiste vend e pa vend “komunistët në litar”, “Partia Komuniste jasht ligjit”,“vetëm e vetëm për të fituar dafina politike”. Ishte ky reagim i papërmbajtur që e detyroi Sali Berishën të urdhëronte largimin e tij nga PD-ja si “tellall provokator”. Ekseperimenti i tij i botimit të një libri në ato vite, shfaqi hapur qëndrimin dhe idetë e tij të njëjta afërsisht me autorin e librit Main Campf, të piktorit Adolf Hilter. Ndoshta i turpëruar nuk e përmend me këtë fakt, përveçse autorësine e librit tjetër të tij “Kurban”. Më sipër folëm krysisht për vese të Edi Ramës “Njeri”, por që pas dy dekadashe kemi në krye të mazhorancës politike dhe ekzekutivit shqiptar.
Que vadis me Edi Ramen
Ramën e kemi ndjekur, madje e kemi mbështetur shpesh edhe me naivitet në tërë rrugëtimin e tij politik, duke i pëlqyer jo vetëm karizmin, por edhe përkrahjen për fitoret elektorale ndaj Sali Berishës. Kemi duartrokitur punët e mira pa u lodhur për ndryshimin e çehres së Tiranës dhe të Shqiperisë, që shpeshherë nuk kanë qenë vetëm fasada, por kemi ndjekur të çuditur edhe marifetet e tij statutore partiake për ta komanduar me dorë të fortë autoritare Partinë Socialiste, duke mbytur dhe eleminuar mendimin e kundërt, kritikat dhe vërejtjet. Kemi ndjekur më shpresë reformat për t’u ardhur në ndihmë shtresave të mesme dhe të uleta, ndërkohë që na bënte pershtypje jo të mirë rruga që ai nisi për të mbeshtetur jo këto shtresa, por kastën e oligarkëve të biznesit të madh, etj.
Rama mbështet “non gratën” Vangjush Dako
Me autoritarizmi në drejtimin e Shtetit dhe Partisë, tashmë Edi Rama është bërë problematik dhe dalengadalë po ja merr frymen dhe po e shndëron ate jo në parti politikë progressive, por në një sekt, ku ai ka grumbulluar bashkepunetorë të etur jo për punë të mira, por për punë të liga, ku ka dominuar atja për të zhvatur dhe veprimet korruptive. Me plot gojën mund të them se ai e përdor tërë enturazhin e një pjesë të atyre që drejtojnë sot si një “bankomat”, ku sigurohen vetëm të ardhura financiare të pamerituara. Shembull tipik për këtë është përkrahja që i jep ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, që jo vetem është shpallur person “non grata”, por që qëndron edhe në krye të mafies politike dhe ekonomike të qytetit të Durresit e që nuk heziton të ngreje vilen e tij në ish-bllokun pranë vilës qeveritare të Kryeministrit në plazhin e Durresit. Nuk e di çmendim ka Edi Rama për çka konstatuam me sipër, por nëqoftese do të reagoj për to, i duhet kujdes, qetësi dhe jo ta mbërthej delli i hakmarrjes siç e ka zakon. Unë jam socialist më shumë se ai, kam qenë 25 vjet deputet i PS-së, madje prej dekadash ushtroj edhe profesionin e nderuar të juristit.
Braho kritika politikanëve kryesor
Pra këta janë liderët dhe drejtuesit kryesorë politikë që kanë monopolizuar tërë jetën dhe të ashtuquaturin zhvillim të Shqipërisë. Berisha, Rama, Meta, Basha këto 30 vjet, etj. Ata janë perfaqesuesit tipik të një klasë antipopullore që ka në dorë fatin e Shqiperisë dhe të shqiptarëve. Eshtë i dëmshëm vazhdimi i tyre në drejtim. Ata meritojnë të quhen kush më shumë e kush me pak “vrasës politik”, pasi “kane vrarë” e “dënuar me vdekje” ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve për një jetë më të mirë dhe demokraci të vërtetë.Vetëm goditja morale dhe penale e pandeshkueshmërisë së tyre nga Drejtesia do ta shpëtoj këtë vend.
Dekomunistizimi një propozim bajat i Alibej
Ka disa kohë që deputeti Enkelejd Alibej dhe zonja J. Godole janë bërë nismetar të një projekt ligji provokativ, i cili në thelb kërkon të ktheje rrotën e historisë mbrapsht, duke ju imponuar Parlamentit dhe shoqerisë ta votojnë këte ligj sa qesharak në përmbajtje aq edhe antikushtetues, e që merr nëper këmbë një sërë ligjesh të tjera. Eshtë ky projekt kopje e një ligji me nuanca neonaziste, e markartiste që kerkon të zhdukë dhe eleminojë historinë e popullit shqiptar, të Luftës Antifashiste dhe arritjet e pasluftës. Ai kërkon të eleminoj kulturën, letërsinë, artin, filmat, këngët, kinematografinë, botimet, sistemin arsimorë, simbolet patriotike, varret e dëshmorëve, duke shfytëzuar me ketë rast një të ashtuquatur Institut të Luftës kundër Komunizmit, duke i dhënë kompetenca e provokative policore. Ishte ky Institut e drejtuesit e tij Agron Tufa, Çelo Hoxha, etj nën dirigjimin e pseudohistorianit Uran Butka, që i cilësuan në botime të posaçme, zinxhirin komandues e drejtues të formacioneve partizane, si kriminela lufte, duke evokuar organizatën tradhtare të Ballit Kombetar, si organizata që do të realizonte prosperitetin dhe çlirimin e Shqiperise demokratike.
Dekomunistizimi, synon të leminojë historinë e PS
Ky deputet i PD-së, duke perfituar edhe nga pasiviteti i maxhorancës socialiste dhe drejtuesëve të saj, ka vënë në plan të parë nepërmjet këtij ligji hakmarrjen, revanshizmin, e lustracionin, me synimin për të nxjerr jashë, ligjit jo vetem bindjet progresive apo simbolet komuniste, por vetë historine e PS-së, të drejtuesve të saj në vite, por edhe aktualet, duke propozuar kritere përjashtuese ekstremiste dhe të papranuara nga vetë Konventa Kombetare dhe nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë. Me terma dhe kritere eleminuese kyprojekt ligj eleminon ata persona që kanë qenë ish-drejtues të Partisë së Punës, si sekretarët apo punonjes të tjere të drejtësisë, hetuesit, prokurorët, gjykatësit e specialistët, të cilet u angazhuan pas viteve ’90 edhe në drejtimin e Partisë Sociaiste. Në thelb ky ligj synon të eleminoj historinë e PS-së, drejtuesit kryesore të saj si Fatos Nanon, Gramoz Ruçin, Servet Pellumbin, Fatmir Xhafën e shumë të tjerë. Pra tërë plejaden dhe personazhet politike që kanë kontribuar në moderinizimin dhe zhvillimin e kësaj partie dhe vendit. Kur them historine e PS-së, me këtë fakt kam parasysh se ata tashmë janë pensionist të nderuar, por qëllimi ështe edhe të baltosen. Kjo është “endrra” e partisë së tij dhe këtij deputeti arlekin teatral i ushqyer me cirkun politik të Ballit Kombetar e Partissë Demoktratike, që ma do mendja do të mbetet një eksperiment i dështuar dhe i papranuar nga opinioni, veteranët dhe vetë mazhoranca ligjvënese socialiste.