Categories
Uncategorized

Skenar me qëllim destabilizimin e vendit/ Kush donte ta vriste Lulzim Bashën, një prej tyre ish-luftëtar xhihadist në Siri. Zbardhen detaje të reja

3 persona rezultojnë të përfshirë si të dyshuar në planin për eliminimin e Lulzim Bashës në vitin 2017. Dy prej tyre janë nga Prishtina, ndërsa i treti nga Maqedonia e Veriut. Plani nuk u provua kurrë dhe ndaj tyre hetimet u pushuan. Rrjedhja e e-maileve nxori zbuluar një skenar për vrasjen e ish-liderit të opozitës Lulzim Basha. Bëhet fjalë për vitin 2017, kohë kur Basha drejtonte Partinë Demokratike.

Të dyshuar si autorë të mundshëm të këtij skenari me qëllim destabilizimin e vendit, ishin tre persona. Afrim Morina, nga Gostivari i Maqedonisë së veriut, ishte i përfshirë në trafik droge dhe i njohur si vrasës me pagesë.

I dyshuari tjetër që përmendet në e-mail është Arben Ymeri, nga Prishtina. Ai njihet me nofkën “Japani”, praktikant radikal i fesë islame, ish-luftëtar xhihadist në Siri dhe lidhje me elementë radikalë që kanë luftuar në Siri. Njihet si një person me rrezikshmëri të lartë.

Fatmir Gurgurovci, nga Ferizaj i Kosovës rezulton gjithashtu i përfshirë në këtë plan për eliminimin e ish-kryetarit të opozitës.Gurgurovci është përfshirë edhe në një atentat më parë, për shkak të konkurrencës lidhur me lojërat e fatit në Ferizaj, sipas Euronews.

Menjëherë pas këtij alarmi, Basha nisi të ruhej nga forca të shumta të gardës të cilët e mbikëqyrnin hap pas hapi. Por pas 3 viteve nën vëzhgim dhe punës hetimore, tre personat e dyshuar si atentatorë u lanë të qetë pasi nuk u gjetën prova se jeta e Lulzim Bashës ishte në rrezik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *