Categories
Uncategorized

Fati i Ervis Martinaj/ Klodiana Lala ngre pyetjen dyshuese për kryeministrin Rama: A është rastësi rihapja e lojërave të fatit?

E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të sqarojë vetëm çështjen e rihapjes së lojërave të fatit dhe jo të jap informacione për Ervis Martinajn, pasi nuk është detyra e tij.

Klodiana Lala: Kanë dalë përgjime, ka biseda të zbardhura por, familja këmbëngul në pistën e zhdukjes e të eliminimit, por prokuroria nuk i heq të gjitha dyshimet. Gjithsesi, kryeministrit nuk i takon të dalë dhe të thotë që ne kemi informacione për të shumëkërkuarin, s’është detyra e tij. Kam disa përgjime, por nuk marr përsipër të flas për to ende. Janë disa përgjime që kanë dalë rastësisht si pasojë e hetimit të disa dosjeve të tjera që janë marrë përsipër prej tyre. Gjithsesi, e vetmja gjë që duhet të sqarojë kryeministri Rama është se a është rastësi që po rikthehen lojërat e fatit? U prenë si me thikë, por po rihapen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *