Categories
Uncategorized

Ish-ministri përfundon në SPAK, ja çfarë ka ndodhur

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa është marrë në pyetje nga SPAK për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Mësohet se Oketa ka qëndruar rreth 1 orë në SPAK.

Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.

Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku sot janë bërë ndërtime të reja.

Për këtë çështje u paraqit sot në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *