Deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi kryetar i këshillit kombëtar të demokratëve, Edi Paloka, ka reaguar me anë të një postimi në ‘Facebook’, në lidhje me mbylljen e një shkolle të njohur jopublike në Tiranë. Fjala është për heqjen e licencës së shkollës “Mehmet Akif Ersoy”.
Nëse Evis Kushi, ministrja e arsimit u mundua të sqaronte sot në mëngjes se ky veprim nuk ka prapavijë, por është rezultat i konstatimit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës, Paloka sulmon direkt kreun e ekzekutivit shqiptar:
“I pafytyrë dhe i paburrë, si gjithmonë… E di kushdo se kjo shkollë është mbyllur me urdhër të baba sulltanit, që në këmbim të bindjes i ofron Ramës çarter personal dhe një mundësi për azil nesër në sulltanat. Po ky i pafytyrë nuk ka guximin as ta pohojë.