Categories
Uncategorized

Nuk ndalen flakët në Tiranë, banesat pranë rrezikohen nga flakët, nis me shpejtësi evakuimi i banorëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në një magazinë rrobash në zonën e “Qyteti Studenti” në kryeqytet.

Flakët dyshohen se kanë nisur nga një shkëndijë elektrike, ndërsa në magazinë nuk ka pasur asnjë punonjës.

Sipas raportimeve flakët kanë shkaktuar vetëm dëme material, por janë vendosur në rrezik banesat pranë, banorët e të cilave kanë filluar të evakuuohen nga policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *