“Fenomeni Gruevski” pritet të ndodhë edhe në Shqipëri. Shembulli maqedonas shumë shpejt do të trokasë në Tiranë dhe për këtë do të kujdesen hakerat iranianë. Urdhri i Prokurorisë së Tiranës drejtuar mediave, të cilave iu kërkoi të mos publikojnë përmbajtjet e e-maleve të zyrtarëve shtetërorë që u hakërruan gjatë sulmit kibernetik të Iranit, duke se është një urdhër që synon të sfumojmë atë që pritet të ndodhë në ditë në vijim, për shkak se hakerat kanë paralajmëruar bërjen publike të të tjera materialesh “Top Sekret”. Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se ditët në vijim pritet të shpërthejnë përgjime sensitive, ku janë të përfshirë politikanë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë “Rama”, ku vetë kreu i qeverisë është në rrezik nga ato që do të publikohen. Prognoza e asaj ç’do të ndodhë duket shumë e keqe. Nëse së fundmi dolën korrespondencat e një drejtori policie nesër pritet të dalin informacione shumë më të rënda. Përgjime që do të tronditin edhe qeverinë dhe sapo është hapur kapaku i pusetës që do shkaktojë “tërmet” në opinionin publik me korrespodencat e qeveritarëve shqiptarë, të komunikimeve të mes tyre, me bizneset dhe kriminelët që vërdallosen në oborrin qeveritar. Burimet bëjnë me dije se hakerat iranianë kanë në duart e tyre disa përgjime shumë sensitive, ku ministra, deputetë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë “Rama 3”, janë kapur me presh në duar”, duke bërë marrëveshje me krimin e organizuar. Megjithatë referuar këtyre zhvillimeve, urdhri prokurorisë për të censuruar median, nuk ka për të ndikuar shumë në furtunën që pritet të plasë në ditët në vijim, për shkak se përgjimet të çojnë deri tek kryeministri Edi Rama, i cili rrezikon seriozisht postin, në rast se ato do të bëhen publike. Pra kryeministrin mund ta presë i njëjti fat si i Gruevskit. Edhe ky i fundit mblidhte vota dhe dilte para syve të qytetarëve si njeri i besueshëm dhe i pëlqyer, por të gjithë e dimë se si përfundoi në arrati.
Rëndohen pozitat e Ramës
Rama, duke qenë se kohët e fundit ka dalë kundër SHBA dhe BE, ai tashmë është vënë në syrin e “ciklonit” për linjën pro-ruse, serbe dhe turke që po ndjek. Javën që shkoi Rama goditi institucionet arsimore të financuara nga Fetulla Gylen, armiku i presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan. Dijetari dhe miliarderi Gylen, jeton prej vitit 1999 në SHBA dhe fakti që Rama ka nisur një ofensive kundër institucioneve të financuara nga ai në Shqipëri, për interes të Sulltanit turk Erdogan, pritet t’i rëndojë pozitat atij. Pra, thënë ndryshe nëse do të rrjedhin përgjimet, ku janë përfshirë politikanë, ministra dhe deputetët, që flasin për afera kriminale, korruptive deri në blere votash e shantazhe, kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të tij rrezikojnë seriozisht postet e tyre.
Përgjimet në duart e hakerave dhe ndërkombëtarëve
Por përveç hakerave, përgjimet e politikanëve shqiptarë janë edhe në duart e ndërkombëtarëve, disa prej të cilëve emra shumë të njohur, që po hetohen nga belgët si të lidhur me krimin e organizuar, në afera për blerje votash, si edhe shantazh ndaj kundërshtarëve. Për këtë arsye, mësohet se belgët ia kanë dorëzuar autoriteteve shqiptare në kuadër të kryerjes së verifikimeve që janë në vazhdim i një hetimi të nisur prej tyre, një pjesë të këtyre përgjimeve që për fat të keq kanë rënë në duart e hakerave. Mësohet se të dyshuarit kanë komunikuar mes tyre në aplikacione si EncroChat, Sky Ecc por, edhe Matrix, apo edhe në telefona “BQ”. Ndërkohë përveç bashkëpunimit me autoritetet shqiptare, belgët kanë raportuar edhe tek Eurojust, i cili është një institucion i Bashkimit Europian, që ka në fokus bashkëpunimin gjyqësor për çështjet penale. I themeluar në vitin 2002 nëpërmjet vendimit të Këshillit të BE-së, me seli në Hagë, qëllimi i krijimit ishte për të përmirësuar menaxhimin e krimit të organizuar ndërkufitar duke stimuluar bashkëpunimin investigativ dhe policor midis agjencive të shteteve anëtare të Bashkimit Europian.