Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith.Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj shprehet se i ka kërkuar Ambasadorit Britanik mbështetje dhe asistencë teknike për Reformën Territoriale.
Po ashtu Alibeaj shprehet se ka diskutuar me ambasadorin Alaister King- Smith shqetësimin e qeverisë britanike për çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta” dhe problematika e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.
“E sigurova bashkëbiseduesin për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për këto çështje duke qënë të angazhuar seriozisht për të kundërshtuar këto iniciativa të qeverisë me mundësitë e kufizuara institucionale që ka sot opozita shqiptare”- shkruan ndër të tjera Alibeaj.