Categories
Uncategorized

Sherri për 4 milion euro, ekzekutimi i Elvis Doçit tërhoqi Ervis Martinajn në “batak”, si mbeti “mbreti i basteve” brenda rrethit vicioz

Vijon ende të mbetet ende mister fati i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt, megjithëse kanë kaluar rreth 2 muaj që nga zhdukja e tij pa gjurmë.

Ishte vr ja e Elvis Doçit në vitin 2013 që do të fuste Ervis Martinajn në botën e krimit.

Megjithëse nuk dolën prova të plota që përfshinin Martinajn në këtë ngjarje, dyshohet se ai ishte urdhëruesi i kësaj vr eje.

Kjo pasi Doçi dyshohet se i shiti Martinajt disa makineta kazinoje në një shumë prej 4 milion eurosh, vetëm pak kohë parë vendimit të qeverisë për bllokimin e tyre.

Mendohet se Ervis Martinaj e akuzonte në atë kohë Doçin se ishte në dijeni të këtij vendimi.

Kujtojmë se Martinaj nuk ishte një njeri i ardhur nga rruga, familja e tij kishte një potencial të mjaftueshëm ekonomik.

Ai hyri në biznesin e lojërave të fatit dhe më pas filloi ky rreth i mbyllur dhe vicioz brenda të cilit mbeti Ervis Martinajt.

Sjellim në kujtesë gjithashtu se Martinaj ishte njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe ka kryer arsimin e lartë në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *