Kryeministri Edi rama ka reaguar sërish në lidhje me Ervis Martinajn, fati i të cilit nuk dihet nga 9 gushti, duke thënë se policia nuk ka pasur komunikim, pasi nuk ka pasur prova.
“Di t’ju them që momentin e parë që policia do ketë provat e nevojshme, do ketë edhe komunikim, për sa kohë nuk ka prova, nuk ka komunikim”, tha Rama
Rama theksoi se duhet të kemi pak më shumë durim për të pasur një përgjigje përfundimtare.
“Jam i sigurt që do ta kemi sa më shpejt, pasi përgjigjja e Policisë së Shtetit duhet të mbështetet në prova dhe nuk mund të thuhet zyrtarisht pa prova”, shtoi kreu i qeverisë.
Më tej, ai shtoi se çështja nuk mund të kthehet në një telenovelë, pasi bëhet fjalë për një prej njerëzve më të kërkuar në Shqipëri.
“Nëse i kërkuari është v ë t’i thuhet publikut që ky është v rë. Nëse nuk është v rë të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë”, vërejti kreu i Qeverisë.
Nuk ka dyshim se eliminimi i Ervis Martinajt nga skena e botës së krimit të organizuar në Shqipëri, është një prej ngjarjeve më të bujshme të kronikës, në dekadën e fundit.