Categories
Uncategorized

Media në zi, ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Gazetari i njohur elbasanas Luan Narazani ka mbyllur sytë përgjithmonë duke lënë pas një dhimbje të madhe mbrapa.

Ai ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 84-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në qytetin e Marsejës, aty ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.

Nazani ka punuar si gazetar e redaktor në gazetat lokale të Elbasanit, ”Shkumbini” dhe ”Metalurgu”. Në këtë të fundit ka qenë kryeredaktori i saj që nga dita e themelimit, për më shumë se dy dekada.

Luan Narazani është dalluar dhe i vlerësuar shumë me diplloma e medalje për profesionalizmin e tij në fushën e gazetarisë, nga Shoqata e Gazetarëve Profesionist të kohës, sidomos në sensin e kritikës dhe analizave në shkrime, duke ngritur probleme të qenësishme shoqërore për kohën në disa fusha, sidomos në ato të kujturës, të ekonomisë dhe financave.

Më pas ai është emëruar drejtor i institucionit në ”Teatrit Skampa”, ku dha kontributin në cilësinë e tij, veçanrisht në këto vitet e fundit deri në fillim të tranzicionit, me çmime të trupës artistike të teatrit dhe asaj të estradës.

Në rininë e tij Narazani ka punuar si mësues në zonat e Gramshit dhe të Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *