Categories
Uncategorized

Deklarata tronditëse e kryetares së Autoriteteve të Dosjeve: 78 personalitete që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, vijojnë ende punën

Genta Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me dosjet e ish-sigurimsave, ku thotë se një numër i madh personalitetesh që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit vijojnë punën edhe sot, pasi nuk filtrohen dot nga postet publike. Por jo në të gjitha ngjarjet ka ndodhur kështu.

Gentiana Sula u shpreh se shifra e fundit e raportuar nga institucioni që ajo drejton është 78 ish-bashkëpunëtorë të sigurimit që ende vijojnë detyrën, pasi siç shpjegoi Autoriteti vetëm jep informacione institucioneve dhe ato vendosin çfarë të bëjnë me punonjësit e tyre.

“Numri i fundit që kemi raportuar është 78. Nuk është bërë raportimi për të gjithë, por po ashtu nuk i ndjekim dot. I dërgojmë tek institucionet dhe ata i filtrojnë vetë. Ka institucione si shërbimi i jashtëm p.sh që nuk lejojnë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, edhe në institucionet e Ministrisë së Drejtësisë është bërë lustracioni. E dimë që ata i kanë larguar nga detyra,”- tha Sula.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *