Categories
Uncategorized

Rama drejt përplasjes me ndërkombëtarët për amnistinë fiskale? Analisti ‘zbërthen’ prapaskenat: Shteti ka nevojë për para

Teksa po diskutohet tema nëse kryeministri Rama është drejt përplasjes me ndërkombëtarët për miratimin e amnistinë fiskale, analisti Dritan Hila shprehet se diçka e tillë nuk do të ndodhë për kaq gjë.

Hila më tej, i ftuar në “Open” shtoi se tani është momenti që shteti do t’i legalizojë sepse është në një moment që do para.

“Nuk do përplasen për kaq gjë, por këto vende kanë një problem se këtë para e kanë aty, është para e shqiptarëve. Problemi është që këto shtete kanë nga një mënishtet pranë që e kanë lavatriçe parash. Bëjnë pastrimin e parasë së zezë, nuk është e thënë që të jetë kriminale. Për moral ka vend për diskutim, dhe Ramën dhe ata që e kritikojnë Ramën, pastaj pse e bën Rama? Ka nevojë për para. Jemi në kohë krize, që hipoteka nuk mban më borxhe, është një lek që për dobësinë tonë që t’ua marrim e t’i tatojmë, për mosbesimin që ka pasur publiku, qarkullojnë jashtë. Është një moment që do t’i legalizojë sepse shteti është në një moment që do para. Po rritet një brez ‘dy mijë lekshi’, i ke tërë ditën në kafene e s’duan të punojnë, ata që punojnë ikin jashtë, dhe detyrohet t’i legalizojë. Për mua problemi është si do ta orientojë, në ndërtim apo turizëm. Nuk e di a arrijnë ta kuptojnë, se as francezëve dhe italianëve, nuk është se u dhembin shumë shqiptarëve. Problemi moral është më vjen inat që unë i kam paguar taksat dhe ai jo,” u shpreh Hila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *