Categories
Uncategorized

“Tmerrohem kur mendoj se…”/ Lorenc Vangjeli bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Sali Berisha ka qenë fati dhe fatkeqësia e Ilir Metës, ja çfarë pritet të ndodhë

Analisti Lorenc Vangjeli ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me situatën politike në vend, ku thotë se Ilir Meta nuk është më një boksier i peshave të rënda që është vënë të luajë muzikë klasike me doreza boksi. Rrethanat kanë ndryshuar, e për rrjedhojë Vanegjeli thotë se edhe roli i Metës, tani është krejt i ndryshëm.

“Duke kujtuar atë shakanë e famshme që ngjan si një boksier i peshave të rënda, që me doreza boksi në dorë luan muzikë klasike. Sot është në rolin e solistit në orkestrën tonë të zhurmës”, tha Vangjeli.

Aleanca e tij me Sali Berishën është kryefjalë e asaj se ç’po ndodh në opozitën e kohërave të fundit. Vangjeli tha se për Metën, Berisha është fati dhe fatkeqësia e tij.

“Sali Berisha ka qenë fati dhe fatkeqësia e Ilir Metës. Kështu e mendoj unë, në këtë pjesë të fundit, i bie të jetë pak fati. Fatkeqësia që ka rënë Berisha përballë SHBA, tentativa e aleatit tonë për të pasur edhe një sy nga opozita, zonja Kim në emër të SHBA në një mënyrë apo tjetër, ka votuar për kreun e nesërm të opozitës shqiptare Ilir Meta. Nëse do kishte një votë”, tha analisti.

Një koment e ka pasur edhe opozitën e Lulzim Bashës.

“Përkundër miqve të shndërruar miq apo e armiqve të bërë në miq, përkundër të gjithë asaj që mund të të tingëllonte e panatyrshme, e konsideroj që është fat, që Ilir Meta, me të gjithë dritëhijet e tij kthehet duke u bërë faktor kryesor për ringjalljen e opozitës dhe për të bërë të mundur atë që nëse kritikët e Ramës e quajnë kryeministrin me një sjellje pushtuesi, opozita e djeshme ishte një segment kuisling i saj”, tha Meta, e ndërsa në fund tha se “Tmerrohem kur mendoj se Rama, Meta e Berisha mund të kenë të drejtë kur flasin për njeri-tjetrin”, prandaj deklaron se nuk i mbetet gjë tjetër veç se të shpresoj për të kundërtën e atyre që ka dëgjuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *