Categories
Uncategorized

Ç’po ndodh? Superjahti i njeriut më të pasur në Indi mbërrin në portin e Durrësit

Ka mbërritur në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm jahti i njeriut më të pasur në Indi. Bëhet fjalë për mjetin lundrues të quajtur “Alaiya” me pronar Laksmhi Mittal.

Jahti rreth 111.5 metra i gjatë është i ndërtuar në vitin 1965, i cili ka 5 suita dhe hapësira të bollshme, tejet moderne për të bërë pushime komode.

Ndërsa pronari është drejtor ekzekutiv i “ArcelorMittal”, kompania më e madhe në botë e prodhimit të çelikut.

FOTO:

Categories
Uncategorized

Hakerat iranianë nxjerrin të dhëna nga sistemi TIMS-i i Edi Ramës, Berisha: Kryeministri ka shpenzuar 19 milionë euro për 127 udhëtime me avion

Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” kanë publikuar mbrëmjen e sotme të dhënat e kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për të gjitha fotot e Ramës ndër vite, të dhënat e tij personale si atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit. Po ashtu janë publikuar dhe të gjitha hyrje-daljet në pikën kufitare nga aeroporti i Rinasit, me datën dhe orën e saktë të fluturimeve. Ajo çfarë vihet re është se ka një numër të lartë udhëtimesh me charter privat, duke shpenzuar qindra mijëra euro. Një udhëtim me charter privat shkon deri në 30 mijë euro. Kreu i qeverisë është akuzuar shpesh herë nga opozita për shpenzimet e larta për udhëtimet e tij. “19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës! “Të dashur miq, neobllokmeni Edi Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij. Çdo udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro. Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm avion taksi 19050000 Euro. Pra kryeministri i vendit më të varfër të Europës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria”, shkroi dje ish-kryeministri Sali Berisha.

Categories
Uncategorized

Çfarë do të ndodhë nëse bashkohet PD dhe Alibeajn? Habit me përgjigjen Ilir Meta

Ilir Meta shprehet se PL nuk ka synim kreun e bashkive, por këshillat bashkiak, duke theksuar mbështetjen e ndaj kandidatëve të PD.

Në emisionin “Opinion”, Meta është pyetur se çfarë do të ndodhte nëse PD bashkohet dhe deputeti Enkelejd Alibeaj do të kërkonte të vendoste emrat e tij për kandidatët për kryetar bashkie dhe në këshillat bashkiakë.

Meta thekson se nuk ka kushte për PD dhe se qëllimi i vetëm i tij dhe opozitës është rrëzimi i qeverisë.

“Nuk kemi asnjë kushte përveç përpjekjes për të maksimalizuar energjitë e popullit opozitar për të çrrënjorusr Rilindjen. Partia kryesore në opozitë është PD e dyta është PL, ne kemi dhënë një model parimor. Marrin rastin e këshillit bashkiak të Tiranës dhe PL është faktor vendimtar në këshilli, kryetari i takon PL. Rruga e bashkëpunimit është e hapur për të gjithë. Balancat tona parimore nuk lëvizin, është çështje menaxhimi të marrërhdënieve me opozitarët.

Categories
Uncategorized

Analisti i njohur plas “bombën”: Grupi Alibeaj do të bëjë parti të re! Kanë nisur…

Neritan Sejamini thotë se deputetë të grupit Alibeaj, do të krijojnë një parti të re politike. Ndërsa, Enton Abilekaj shton se brenda këtij grupimi kanë nisur konfliktet.

Deklaratat në “Të Paekspozuarit”:

Neritan Sejamini: Grupi Alibeaj do të bëjnë parti. 4-5 prej tyre jam i bindur që do të bëjnë parti. Janë të fryrë nga disa ambasadorë, që janë të mirë, etj. Por ata kanë një problem, kanë kauzë vetëm të shajnë Berishën. Nuk shkohet në zgjedhje duke thënë më votoni mua se jam kundër Berishës.

Enton Abilekaj: Këta kanë filluar konfliktet edhe mes njëri tjetrit. Pamë Kapllanin në Berat.
Ka dy grupime, Basha që do të bëjë parti të re dhe Alibeaj që mendon se ka vulën.
Partia e Lirisë mbetet e domosdoshme për PD-në, për zgjedhjet. Sepse nëse një vendim gjykate ja jep Alibeajt, Berisha ka vetëm një mundësi.

Categories
Uncategorized

Non grata e Berishës, Çani zbulon ku merren informacionet: Kanë ndërtuar karrierat e tyre politike duke çuar raporte jashtë, nëse SHBA-të duan të ‘presin’ disa koka, i presin me ose pa prova!

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për shpalljen non-grata të Sali Berishës dhe deklaratat e fundit të zëvendës nihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili bëri thirrje që institucionet shqiptare të “shqyrtojnë” non-gratën e Berishës.

“Fjalët kanë një kuptim. Në Shqipëri përdoren fjalë kot. Kur themi Amerika, nuk është Amerika. Është një pjesë e administratës.

Informacionet që merr kjo zyra me tre veta, i marrin nga Shqipëria. Nuk dua të përmend emra, por janë akoma në PD, njerëz që kanë ndërtuar karrierat e tyre politike, duke çuar raporte jashtë. Ka zyra të tëra në Shqipëri, që bëjnë këto gjëra. Kur thotë ai që Berisha është dezinjuar për korrupsion, ai nuk gënjen sepse raportet që i janë vajtur janë të tilla.

Po e dëgjuat Krajën, tha janë në përfundim disa dosje me personazhe të larta publike. Kjo cfarë do të thotë? Doli edhe Balla, i tha Berishës, duro pak ditë do të dalin pagesat që ke marrë nga Rusia.

Në kushtet ku jemi, nuk ëshë ndonjë problem, që SHBA, nëse duhet të presë disa koka, do ti presë, me apo pa prova. Pse nuk po ndodh deri tani? A do të donte Rama të krijonte precedent, që një ish kryeministër të denohet për korrupsion?

Mendoj se deri tani, doktori është në të drejtë të zotit, ka thënë të më nxjerrin provat.

Një të forti, një xhandari, nuk i thua dot e ke mirë apo keq, sepse është i fortë. Por, a jemi në një botë unipolare? Apo kemi hyrë në një epokë me disa fuqi?

Sot, për mua rezultati që shohim, për ato që shohim brenda opozirtës, e ka fajin Berisha dhe Meta”, tha ndër të tjera Çani.

Categories
Uncategorized

I.M “luan mendsh” Ilir Metën: Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor

Akuzat ndaj kryetarit të PL, Ilir Meta për bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit janë sjell në vëmendje në emisionin “Opinion”.

Meta është shprehur se kurrë nuk ka bashkëpunuar , por pranon se ish-Sigurmi i Shtetit ka tentuar ta bëj bashkëpunëtor.

“Kishim një Ilir Metaj në klasë, babai i tij ishte drejtor i sigurimit të Tiranës. Ai vinte te shtëpia e ime dhe unë shkoja te shtëpia e tij. Sigurimi ka dashur të më bëjë dhe bashkëpunëtor, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ka futur provokatorë dhe ka dështuar. Unë nuk kam pranuar të bëhem as anëtar i Partisë të Punës”,-tha Meta.

Categories
Uncategorized

Gara për Tiranën, Këlliçi habit me deklaratën: Veliaj kandidati më i dobët i PS, është më i lehti për ta mundur

Belind Këlliçi është kandidati i parë brenda opozitës që ka njoftuar se do të hyjë në procesin e primareve dhe është gati të lërë mandatin për të garuar përballë Erion Veliajt, nëse ky i fundit do të jetë kandidati i PS-së për Tiranën.

Deputeti demokrat tha në një emision televiziv se vendimin për t’i hyrë garës brenda “llojit” e mori pas konsultimeve me bazën dhe zonën e tij elektorale.

“Heq dorë nga mandati, i bindur në rezultat. Përfaqësoj edhe një nga njësitë administrative të varfra. Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës.”

Për Belind Këlliçin, kreu aktual i bashkisë Tiranë është kandidati më i dobët që mund të ketë PS dhe sipas tij do ta ketë shumë lehtë ta mundë në zgjedhjet e pranverës së vitit që vjen.

“Kandidati më i dobët dhe më i lehtë për ta mundur. Uroj të jetë ai kandidati i PS-së në zgjedhje. Më intereson që Tirana të çlirohet nga uzurpimi. Veliaj është kandidatura më lehtë për ta mundur në këto zgjedhje. Unë s’kam hyrë me para, të jetë për to nuk e mundim dot Erion Velinë.”

Por cila është alternativa që Këlliçi do t’u sjellë qytetarëve të Tiranës?

“Ne do t’i vënë përballë alternativë për kryeqytetin. Nëse do të jem kandidat përballë, unë do derdh djersë e mund për çdo votë. Nuk ma vjedh dot kollaj votën mua. Kam garuar në një nga zonat që është bastion i së majtës për vite, dhe kam marrë rezultatin më të mirë në 30 vite,” u shpreh ai.

Këlliçi tregoi po ashtu se puna e tij do të fokusohet tek takimet në terren me qytetarë për të marrë mendimet e tyre.

I pyetur nëse kandidatura e tij ishte një propozim apo “lobim” i Ilir Metës tek Sali Berisha, Këlliçi tha se me ish-presidentin ka një marrëdhënie të shkëlqyer, por shtoi se ajo që prevalon është marrëdhënia me kryedemokratin Sali Berisha.

“Kandidatura ime në Primare është propozim i Belind Këlliçit,” shtoi ai.

Categories
Uncategorized

Idajet Beqiri plas “bombën”, nxjerr emrin e politikanit të lartë që ka në dorë provat se ku e ka fshehur Meta e Berisha floririn e vjedhur në Krrabë: Ja si po i pastrojnë paratë në Qipro, Zvicër, Angli, San Marino dhe Afrikë

Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar padinë e bërë nga avokati i njohur, Idajet Beqiri për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët i akuzon për megagrabitjen e floririt të Krrabës. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Beqiri hedh akuza “bombë” për dyshen Meta-Berisha. Ai zbulon se këta dy politikanë po pastrojnë paratë e vjedhura në Qipro, në Zvicër, në Angli dhe San Marino. Avokati paralajmëron se do të nxjerrë fakte tronditëse, me prova dhe me dëshmi rrëqethëse kundër këtyre kokave më të mëdha të krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç janë Ilir Meta dhe Sali Berisha. Sipas tij, Meta dhe Berisha kanë pastruar para në Qipro, Zvicër, Angli, San Marino dhe Afrikë. Gjithashtu, avokati ka treguar detaje dhe kërcënimet e Sali Berishës me dosje për politikanë të njohur në Shqipëri. Njëri nga ata që është kërcënuar dhe po mbahet ende me kërcënime nga Sali Berisha është Ilir Meta.

-Z.Beqiri, SPAK rrëzoi padinë tuaj për Sali Berishën dhe Ilir Metën si grabitësit e Floririt të Krrabës, si e komentoni?

Vjedhja e floririt të Krrabës tashmë ndodhet për t’u gjykuar në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kjo Gjykatë do të vlerësoj vendimmarrjen e SPAK-ut për mosfillimin e proçedimit penal ndaj dy autorëve kryesor të vjedhjes së 11 arkave me flori të Thesarit të shtetit që ndodhej në Krrabë, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Bie në sy fakti që institucionet e shtetit shqiptar, posaçërisht Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Avokati i Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, madje edhe vet Kryeministri Edi Rama, kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë qëndrime indiferente, neglizhuese dhe deri të dënueshme ligjërisht, pasi nuk e kanë konsideruar dhe nuk e konsiderojnë vjedhjen e Thesarit të shtetit si një krim të rëndë shtetëror, në dëm të interesave të vendit dhe të popullit shqiptar. Këto institucione të larta të shtetit, edhe pse nga inventari i kryer në Rezervat e Floririt të shtetit shqiptar mungojnë 11 arka me flori dhe të kallëzuarit për këtë grabitje të pasurisë kombëtare janë ish Presidenti i Republikës Sali Berisha dhe ish Kryeministri Ilir Meta, edhe pse kundër tyre rregjistrohet një proçedim penal, nuk bëjnë detyrën kushtetuese dhe ligjore për të siguruar zëvëndësimin e dëmit që kanë pësuar financat e popullit shqiptar. Së paku Operacioni Forca e Ligjit duhej hedhur menjëherë në veprim për të bërë sekuestrimin e të gjitha pasurive të paluajtshme dhe monetare të Sali Berishës dhe të Ilir Metës për të siguruar kështu zëvëndësimin e dëmit. Nga ana tjetër, institucionet e shtetit shqiptar, posaçërisht ato që janë përgjegjëset direkte të financave të shtetit dhe të ruajtjes dhe administrimit të Thesarit të shtetit, në momentin që u paraqit kallëzimi penal kundër dy ish funksionarëve më të lartë të shtetit, Sali Berishës dhe Ilir Metës, si të dyshuar për vjedhjen e floririt të Krrabës, duhet urgjentisht të paraqisnin padinë civile në procesin penal sepse janë në pozitën e viktimës së veprës penale të kryer nga këta persona.

-Dispononi prova të tjera për grabitjen e Floririt të Krrabës?

Ndodhemi përpara një akti të paprecedentë në historinë e shtetit, kur dy nga personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, bëjnë korrupsion të paimagjinuar dhe grabisin hapur, duke shpërdoruar detyrën dhe besimin e popullit thesarin e shtetit. Atyre u ishin besuar dhe u ishin dhënë në dorë çelësat e Thesarit të shtetit për t’a ruajtur dhe administruar atë sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi, jo për të hapur dyert e tuneleve dhe për të grabitur këtë pasuri të çmuar të popullit. Është më shumë se tragjike fakti që këto dy ish figura të rëndësishme të shtetit shqiptar, pasi kanë bërë gjithë këtë zullum të madh kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, kundër financave dhe rezervave të arit të tyre, në vend të ndëshkimit penal dhe civil, me riparimin e dëmit, lejohen të bilbilosin gjithë ditën para mediave dhe analistëve shërbëtorë të tyre, duke “shitur” moral nën sentencën e dalë boje “krye hajdutët bërtasin kapni hajdutin”! Monika Kryemadhi del pa pikë turpi në opinionin e Blendi Fevziut dhe në emisionin e Eni Vasilit dhe pyetjes se a janë të vërteta akuzat që u bëhen për milionat e harxhuara për operacionet estetike në San Marino e gjetkë, përgjigjet: “unë edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kushtonin kaq euro sa më akuzojnë”! Moderatorija Eni Vasili, siç duket edhe nga përvoja personale, i ndodhet pranë dhe e mbështet Monika Kryemadhin duke i thënë: “Edhe ndryshimi i seksit nuk kushton kaq shumë…”! Në fakt Monika Kryemadhi nuk e thotë për hiperbol faktin e ndërrimit të seksit, por ajo i paraprin hetimit të kësaj çështje nga SPAK. Nga San Marino priten të vinë kartelat mjekësore ku janë të evidentuara vendet ku janë bërë ndërhyrjet estetike në trupin e Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe fëmijëve të tyre. Dëshmitarët okularë në Spitalin e San Marinos, të cilët kanë qenë të pranishëm ose kanë patur akses mbi këto kartela konfirmojnë që ndërhyrje të tilla Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë bërë edhe në organet e tyre gjenitale. Monika Kryemadhi e pranoi vet këtë fakt, por e motivoi ndërhyrjen si “kancer në mitër”! Ndërsa Ilir Meta jo vetëm që ka hequr ujin nga organet gjenitale, por edhe ka rregulluar estetikisht formën e tyre… Në një situatë të tillë, kur ish përfaqësuesit më të lartë të shtetit, të cilëve populli i ka besuar me votë, të tallësh k… me ta, si në rastin konkret të kallëzuar, duke harxhuar floririn e grabitur të shtetit, është sa tragjike, aq edhe poshtëruese për një popull të tërë. Qoftë edhe nga ky këndvështrim institucionet e shtetit shqiptar nuk duhet të qëndrojnë ende kaq inaktiv, por urgjentisht të hedhin në veprim OFL dhe të paraqesin padinë civile në procesin penal, duke kërkuar sigurimin e kësaj padie përmes vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e Sali Berishës dhe të Ilir Metës. Paratë e korrupsionit dhe të vjedhjes së floririt të Krrabës nga Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk janë larë dhe shpëlarë vetëm brenda në Shqipëri, dhe që pjesa më e madhe e tyre është tashmë e dokumentuar dhe e njohur nga shqiptarët dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar. Por ato janë larë dhe janë shpëlarë në Qipro, në Zvicër, në Angli, në San Marino (madje në San Marino nuk janë pastruar produktet e rrjedhura nga krimet e kryera vetëm brenda Spitalit, por edhe jashtë tij dhe për këto fakte është vënë në dijeni të plotë SPAK). Ka prova, fakte dhe dëshmitarë okular, njëri prej të cilëve Ministri i Ekonomisë së Lubumbashit në Congo, të cilët provojnë pastrimin e parave të korrupsionit dhe të vjedhjes së floririt prej Ilir Metës në një bankë të këtij vendi, sasinë e tyre, personat me emra konkretë që u dha besim Ilir Meta për të bërë disa udhëtime dhe për të çuar paratë në këtë vend etj etj. Në vazhdim shqiptarët do të njihen me fakte, me prova dhe me dëshmi rrëqethëse kundër këtyre kokave më të mëdha të krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, pa prerjen e të cilave, Shqipëria do të jetë e destinuar të shfaroset më tej, deri në vënijen plotësisht në pikëpyetje të ekzistencës së saj si shtet, si popull dhe si komb…

-U miratua me shumicë votash në Kuvend hapja e dosjeve, çfarë pritet pas kësaj?

Ajo që nënvizuan edhe të gjithë qytetarët ishte se është me shumë vonesë, por më mirë vonë se sa kurrë. Ky akt duhej që të ndërmerrej që në 93-shin, por nuk u ndërmor në atë kohë, sepse pluralizmi politik nuk erdhi natyrshëm, por erdhi i komanduar dhe i organizuar dhe për rrjedhojë sigurimi i shtetit që ishte në dorën e partisë së punës e komandoi edhe pluralizmin politik se kush do të ishin ministra dhe u arrit që po të mos kishe dosje nuk mund të futeshe dhe nuk mund që të kapje dot një detyre në shtet apo edhe në parti. Këta njerëz që u futën në institucione dhe parti kishin dosje dhe e dinin që kishin një plagë nga e kaluara e tyre. Në kohën kur erdhi PD me Berishën pse u largua aq kollaj se e mori Azemi situatën në dorë, por ai u largua më pas dhe e mori Saliu, sepse ai ishte më potent dhe e dinin se ca lidhje kishte ai me shërbimin e fshehtë. Pastaj dosjet u përqëndruan në duart e Saliut, ata që erdhën më pas në pushtet kishin dosje dhe këto dosje u pasuruan më pas edhe me korrupsion. Vet Berisha me të tijtë i nxisnin edhe që të vidhnin edhe që të grabisnin, dhe ato dosje i mbajnë në duart e veta në vend që ti çonin n ë Prokurori që të ndiqen penalisht ose që të nxirren para gjyqit. Ky vend është drejtuar me dosje, pra unë kam dosjen tende dhe do të veprojë. Berisha kishte dosjen e Ilir Metës dhe e mori nga lëvizja e dhjetorit dhe nga atje ku ishte ai tha do vesh përfaqësues i imi tek PS dhe do bësh atje si të them unë dhe Meta ka bërë gjithmonë ashtu si i ka thënë Berisha. Ai kishte dosje dhe e dinte se s’ishte bashkëpuntor i ish-sigurimit të shtetit dhe ai me këtë dosje e mbajti dhe po e mban akoma nën zinxhirin e tij. Një situatë e tillë është vërtet dramatike për përparimin e vendit dhe në vend që ne të përparonim dhe të zhvilloheshim si të gjitha vendet e tjera të Europës dhe të futeshim shumë shpejt në këto organizmat ndërkombëtare si ishte NATO që ishte një fat shumë i madh për ne si vend që na pranuan, pra në vend që të mos vinin në krye të vendit njerëz që nuk ishin me dosje, por njerëz që të ishin të aftë, këta e mbajtën peng vendin për 32 vite dhe prandaj ne jemi në një situatë të tillë. Këtu ka spiun të sigurimit të shtetit dhe ulërijnë më shumë duke thënë luftë ndaj atyre të sigurimit të shtetit edhe pse kanë qenë vet pjesë e sigurim it të shtetit. Sot që këto dosje po hapen është një gjë e mirë dhe do marrim vesh se kush është njëri dhe kush është tjetri, por problem i është se nuk i kthejmë dot më këtij vendi 32 vite të humbura dhe tani që do hapen dosjet do shohim se kush na ka drejtuar kë kemi pasur president të vendit, kë kemi pasur deputet dhe mund të jetë aktualisht deputet, kë kemi pasur ministër dhe kë kemi pasur dhe kemi kryetar të partive politike etj. Kemi pasur njerëz me vese, spiun dhe njerëz që i kanë bërë vetëm dëme këtij populli dhe këtij vendi, është një gjë e mirë hapja e dosjeve sepse do të pastrohet politika, në këtë vend nuk është puna se kanë bërë një dëm në dhjetëvjecarin e parë dhe ikën, jo ata janë akoma këtu.

-Mendoni se janë të shumtë personat që mund të kenë dosje?

Po mendoj se janë të shumtë, rrallë gjen që janë vendosur në krye të institucioneve të shteti pa pasur dosje dhe më parë nëse nuk kishe dosje nuk merrje dot një punë dhe dosjen ta hapte kryetari partisë nuk ta hapte njeri tjetër dhe unë mendoj se ka shumë. Nga hapja e dosjeve do të pastrohet politika sepse është një ndër mjetet që sikurse po na ndihmojnë Shtetet e Bashkuara me non gratat si nxorën Berishën politikën kjo është një ndihmë tjetër e madhe që i bëhet vendit për ta pastruar nga njerëzit që janë pjella me e keqe e këtij vendi

-Si i komentoni zhvillimet brenda PD dhe rolin e Berishës?

Kemi të bëjmë me një njeri që ka 32 vite në politik dhe erdhi si misionar dhe është akoma si misionar sepse po të mos ish misionar i së keqesh logjika me e thjesht e një njeriu do thoshte ca do më kryeministër u bërë president u bëre, kurse ai tjetri iku me turp por se ndreq dot me që të rregulloj atë zullumin që bëri në këto vite. Ata të dy ku nuk i kanë futur hundët, hundët e Ilir Metës në zullumin kundër shqiptarëve fillojnë shumë herët, edhe dorë tek ajo anija Sebilja u fundos nuk e ka fajin vetëm italianët por dorë ka edhe Meta, Berisha dhe Tritan Shehu. Edhe SPAK është duke bërë punën e tij për të nxjerr të gjitha këto zullumet që janë bërë. Ata do të hedhin valle sipas çorbës së prishur që kanë ngrënë, dhe për ata populli thotë se vetëm plumbi i heq, por ata nuk ikin se janë misionar dhe për këtë i mbajnë me dhunë edhe forca ku janë për interesa të tyret dhe për të mbrojtur vetën e tyre sepse janë të bindur sipas tyre që me petkun e kryetarit ata mbrohen edhe nga krimet që kanë bërë kundër njerëzimit, sepse mendojnë se nesër kur të arrestohen dhe do venë në burg për thyerjen e embargos së naftës për dhënien e armëve Serbisë për të vrarë boshnjakët, për 21 janarin për Gërdecin për vjedhjen e Floririt, për 700 mijë euroshen e famshme të Metës, kanë bërë operacione të shtrenjta familjarisht në klinikat më të shtrenjta dhe s’kanë lënë vend pa ndërhyrë, kanë ndërhyrë nga maja e flokut deri tek thembra, të gjitha pjesët e këmbimit i kanë ndërruar që të bëhen më të bukur dhe përsëri mendojnë se do ti fshihen këtij ndëshkimi. Kjo është opozitë e mbaruar, sepse një opozitë që ka në krye Ilir Metën dhe Sali Berishën është opozitë e vdekur dhe opozitë e mbaruar dhe vendi është në katastrofë sepse nuk ka opozitë. Sa të jenë ata 100 palë zgjedhje të bëhen nuk i fitojnë kurrë, sepse njerëzit nuk i votojnë më ata. Ata e dinë se ata janë më të urryerit dhe populli mezi pret që këto dy koka të prihen njëherë e mirë nga SPAK dhe të shpëtojë njëherë e mirë ky vend që të shpëtojë njëherë e mirë. Kur shikon që nuk ka ndëshkueshmëri ndaj tyre njerëzit thonë njëherë e më parë të ikin se nuk rrihen në mes të këtij llumi, janë këto që hiqen si virgjëresha, por që janë kulmi i prostitucionit politik.

Categories
Uncategorized

Trondit ambasadori britanik: Sali Berisha rrezik për sigurinë kombëtare të Britanisë, Londra ka prova për përfshirjen e tij në korrupsion dhe krim, gati “lista e re e zezë” me biznesmenë dhe politikanë shqiptarë

Britani e Madhe duket e vendosur për të çmontuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri e jovetëm. Pak javë më parë Londra zyrtare zbuloi një listë me mbi 20 persona “VIP” që i kishte shpallur “non grata”, mes të cilëve ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Por ky i fundit nuk pajtohet me këtë vendim të ashpër të britanikëve, pasi përveç se hedh vickla, akuzon Londrën se ka bërë një padrejtësi ndaj tij, për shkak se nuk ka prova që e implikojnë atë me këto vepra penale. Mirëpo teksa Sali Berisha përpiqte të helmojë opinion publik me gënjeshtra dhe propagandë, se ai është i pastër dhe se gjithçka që po bëjnë britanikët kundër tij është një komplot i madh, dje kreu i “Foltores” ka marrë një goditje të fortë nga Britani e Madhe, e cila ka rrëzuar pretendimet e tij. Ka qenë ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith, i cili nga studioja e emisionit “Në Shënjestër” në News 24, u shpreh dje Sali Berisha është rrezik për sigurinë kombëtare të Britanisë, ndërsa shtoi se Londra ka prova për përfshirjen e tij në korrupsion dhe krim. “Ne do të vazhdojmë të marrim masa për t’i dhënë fund mosndëshkimit për ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion. Veprime që i ndërmorëm në korrik. Ne nuk bëjmë të ditur emra nuk i diskutojmë ato. Këto janë çështje që janë objekt i procedurave ligjore dhe nuk i publikojmë kurrë globalisht. As unë dhe askush tjetër nuk ka komentuar mbi ata individë. Ky nuk është fundi dhe ne do të vijojmë të marrim hapa. Tani duam të shohim që mos ndëshkimi të marrë fund këtu ndaj do të vazhdojmë të forcojmë institucionet e këtu, por do të marrim masa kur bëhet fjalë për cenimin e interesave kombëtare të qytetarëve britanikë”, deklaroi ai.

Sanksionet britanike

Më tej ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith u shpreh prerë se Britania nuk merr asnjëherë vendime të pabazuara. Ai tha se vendime të tilla nuk kanë të bëjnë fare me individë apo parti të caktuara, por sanksionet merren vetëm për emrat e përfshirë në afera. “Ne nuk zbulojmë emra apo numra. E jona është një qasje e ekuilibruar ndaj këtyre gjërave. Kjo nuk është një qasje e drejtuar ndaj një grupi njerëzish apo një partie politike dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë qasje të balancuar, jo vetëm për Shqipërinë. Është diçka që ne po e aplikojmë më gjerësisht në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe globalisht dhe kjo do të rritet. Këta mekanizma përgjegjësie, si për sa i përket veprimeve përçarëse ndaj imigracionit, ashtu edhe për sa i përket sanksioneve globale kundër korrupsionit dhe masave të tjera, janë një politikë e fortë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Dhe ne shpresojmë të shohim më shumë nga këto veprime në të ardhmen”, u shpreh ai.

“Listë e re e zezë” nga Londra

Ndërkohë ambasadori britanik ka deklaruar se ka një listë të gjatë të shqiptarëve të shpallur non-grata nga Anglia. Sipas tij, mes këtyre emrave nuk janë vetëm politikanë, mund të përfshihen biznesmenë, ose të tjerë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me një parti politike. “Ne nuk e specifikojmë numrin e individëve kur bëhet fjalë për veprimet për veprimet përçarëse të emigracionit. Por ajo që mund t’ju them, është se ne kemi një qasje të ekuilibruar. Kjo nuk ka për qëllim një grup individësh apo një parti politike, por mund të përfshijë politikanë. Mund të përfshijë edhe një biznesmen. Mund të përfs hijë të tjerë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me një parti politike. Por gjëja e rëndësishme është të përqendrohemi në mënyrën se si këto masa mund të ndihmojnë në sigurimin e përgjegjësisë dhe përfundimin e mosndëshkimit për krimin dhe korrupsionin, por edhe të veprojnë si një pengesë, shpresojmë, për të ardhmen. Ata mund t’i përkasin çdo kategorie. Nga biznesi te politikanët. Mund të jenë të tjerë. Kriteri është ai i atyre që nuk konsiderohen më të dobishëm për të mirën publike të popullit britanik dhe që për këtë arsye nuk janë më në gjendje të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Ne nuk zbulojmë emra apo numra. E jona është një qasje e ekuilibruar ndaj këtyre gjërave. Kjo nuk është një qasje e drejtuar ndaj një grupi njerëzish apo një partie politike dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë qasje të balancuar, jo vetëm për Shqipërinë. Është diçka që ne po e aplikojmë më gjerësisht në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe globalisht dhe kjo do të rritet. Këta mekanizma përgjegjësie, si për sa i përket veprimeve përçarëse ndaj imigracionit, ashtu edhe për sa i përket sanksioneve globale kundër korrupsionit dhe masave të tjera, janë një politikë e fortë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Dhe ne shpresojmë të shohim më shumë nga këto veprime në të ardhmen”, nënvizoi ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.

Categories
Uncategorized

ZYRTARE/ Përballë Erion Veliajt, ja kush do jetë EMRI i njohur për primare për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka prezantuar kandidaturën për primaren për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi në deklaratën e tij nga selia blu tregoi dhe arsyet që e shtynë ta merrte këtë vendim.

“Ky vendim u arrit për disa arsye që dua ti ndaj:
Tirana ka nevojë dramatike për ndryshim. Bashkia është shfrytëzuar ndër vite.
Tirana bëhet gjithmonë e më shumë e pajetueshme, më e ndotur, pa transport alternativ.
Veliaj i duhet bashkia për një mandat të tretë që këtë abuzim, model të përfitimit te të vjedhjes ta rrisë e më shumë. Nuk e meritojnë qytetarët eksperimentin më të keq të Rilindjes”, u shpreh ai.