Categories
Uncategorized

Evi Kokalari tregon bisedën private me Berishën dhe i dërgon publikisht ultimatum të prerë: PD të bëhet parti serioze. Duhet të përjashtohet nga partia

Evi Kokalari tregoi për Euronews Albania bisedën që ka bërë për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha për zgjedhjet në FRPD.Ajo nënvizoi se i ka thënë që gara për kreun e FRPD-së duhet të përsëritet dhe duhet të përjashtohet nga partia kushdo që ka bërë manipulime.

“Berisha duhet të dalë tani dhe të thotë që kjo që ka ndodhur me forumin rinor nuk është mirë dhe do e zgjidhim. Përsërit garën dhe të gjithë ata që kanë manipuluar të merren masa. Duhet të përjashtohet nga partia kushdo që ka bërë manipulime. I kam thënë privatisht dhe po i them publikisht Berishës”, u shpreh Kokalari.

Sipas saj PD duhet të bëhet një parti serioze se në të kundërtën rrezikon ekzistencës e saj.

Ajo theksoi më tej se në zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së është bërë masakër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *