Evi Kokalari u shpreh për Euronews Albania se në zgjedhjet për kreun e FRPD-së është bërë masakër. Kokalari tha se ishte përcaktuar se kush do të fitonte dhe në zgjedhje u bënë manipulime.
“Në Komisionin e Rithemelimit ne pamë mbetje të Lulzim Bashës, duke filluar nga Belind Këlliçi. Këto manipulime u bënë nga Belind Këlliçi. Ne kemi një masakër që u bë në Forumin Rinor.Të gjitha ata që kanë manipuluar dje në fushë janë të rinj, ka edhe nga ata mbi 35 vjeç që nuk duan të lëshojnë FRPD-në, që të kenë kontroll. Në çdo degë janë shtuar nga 100 vota”, u shpreh ajo.
Kreu i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike është zgjedhur Besart Xhaferri. Në 62 qendrat e votimit në të gjithë vendin votuan 9470 votues, ose 55% e anëtarësisë së FRPD.