Categories
Uncategorized

Jo vetëm Spiropali/ Niko Peleshi e Mimi Kodheli dalin në materialet e publikuara nga hakerat, nga opozita…

Grupi i hakerave iranianë ka publikuar të tjera të dhëna delikate të policisë që janë marrë pas sulmit kibernetik afro një muaj më parë.

Emër, foto, numër ID, data dhe vendi i lindjes janë publikuar sot për rreth 90 mijë persona të cilët dyshohen për ngjarje të ndryshme.

Në mesin e mbi 90 mijë qytetarëve ka dhe emra të njohur të politikës si, Elisa Spiropali, Niko Peleshi dhe Mimi Kodheli.

Nuk mungojnë edhe personazhe të tjerë të politikës nga radhët e opozitës, si rasti i Gent Strazimirit.

Nuk dihet se përse këta emra ndodhen në listë, por materiali i publikuar në rrjetin social Telegram përfshin të gjithë informacionin policor për personat e dyshuar për vepra penale.

Në lidhje me publikimin e të dhënave reagoi edhe Policia e Shtetit e cila sqaron se sistemi policor MEMEX nuk është prekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *