Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka paralajmëruar dje arrestimin e “peshqve të mëdhenj” në vend. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT, avokat Ngjela u shpreh se një nga kushtet e BE për tu anëtarësuar është edhe arrestimi i peshqve të mëdhenj. Ngjela tha se kapitulli 24 i BE-së, do të shënojë fundin e “peshqve të mëdhenj” në Shqipëri. Ai deklaroi se pengesa është korrupsioni i lartë në Tiranë, i cili duhet eliminuar sa më shpejt që të jetë e mundur. “Para disa ditësh nisi në Shqipëri procesi “screening”. Ky është procesi që duhet të përshtatë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, si shtet kandidat për në BE që është Shqipëria. Por, në kapitullin 24 të tij, në fakt, theksohet se, kandidatit për në BE i kërkohet që të nisin arrestimet e të koruptuarëve në nivelet më të larta të politikës që kanë drejtuar shtetin në 20 vjetët e fundit . Këtu fillon në të vërtetë edhe historia jonë e re.
A do ta kërkojë botërisht BE këtë për Shqipërinë dhe në ndihmë të shqiptarëve? Po politika amerikane që drejton SPAK-un në Shqipëri, a do të ndërhyjë me forcën e personalitetit të vet në këtë çështje? Unë kam besimin se po. Shqipëria duhet të jetë domosdoshmërisht në Perëndim. NATO shumë shpejt do ta ketë domosdoshmëri territorin e Shqipërisë dhe Gjirin e Vlorës për të fituar konfliktin që po ka ajo me Rusinë. Por, pengesa është korrupsioni i lartë në Tiranë, i cili duhet eliminuar sa më shpejt që të jetë e mundur. Po SPAK e ka forcën që kërkohet? Po, tani SPAK është i plotësuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit e ka filluar punën e saj. Atëherë? Gjithçka po duket se është në kohën e vet. Prisni dhe shikoni”, tha ai.
Ngjela: SPAK do filloj proceset penale kundër të koruptuarëve
Ndërkohë, edhe më herët avokati Spartak Ngjela ka folur sa i përket arrestimeve të atyre që cilësohen ai peshqit e mëdhenj. Ai u shpreh se kriza e Rusisë që po vjen e dobëson përfundimisht segmentin historik antishqiptar Beograd-Moskë e bashkë me këtë vjen edhe likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri. Ai tha se SPAK do filloj proceset penale kundër klasës politike të korruptuar në Shqipëri.“Shkatërrimi i vijueshëm i Rusisë siguron përfundimisht të ardhmen e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Dy janë komponentët që do të sjellin zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë: kriza e Rusisë nga lufta me Ukrainën dhe, SPAK në Tiranë, për fillimin e procesit penal kundër korrupsionit shtetëror. Kriza e Rusisë që po vjen e dobëson përfundimisht segmentin historik antishqiptar Beograd-Moskë. Por bashkë me këtë vjen edhe likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, sepse të gjithë të korrup tuarit e mëdhenj që po pritet të jenë nën akuzë, të gjithë mbështetjen e kanë te Moska dhe Beogradi. Prandaj, këto që përmendëm, janë dy fitoret e mëdha të Shqipërisë dhe Kosovës. Por, na duhet të theksojmë se, kriza tërësore që mund të shkatërrojë Rusinë, për ne shqiptatrët, do të sjellë bashkimin kombëtar. Por… A do të fillojë SPAK proceset penale kundër klasës politike të korruptuar në Shqipëri? Po, kjo është e sigurt, sepse SPAK drejtohet nga Amerika”, tha ai.