Categories
Uncategorized

Blendi Fevziu bën deklaratën e fortë: Krimi i organizuar financon politikën dhe anasjelltas

Gazetari Bledi Fevziu , nisur nga intervista e fundit që ka zhvilluar me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, deklaroi se amerikanët ishin kritik në çështjen krimit të organizuar dhe favorizimit ndaj krimit.

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari theksoi se është krimi i organizuar që fillimisht financon politikën e më pas politika financon krimin e organizuar me paratë publike.

Sipas Fevziut kjo metodë ka qenë dështim për shumë vende, ndërsa shtoi se një vend nuk zhvillohet kurrë me paratë e krimit.

“Amerikanët ishin shumë kritik në çështjen e parave, krimit ë organizuar, dhe favorizimit ndaj krimit. Është një filozofi e vjetër e diplomatëve dhe ndërkombëtarëve, që pretendojnë se paratë e krimit vijnë fillimisht si një përfitim për vendin, pastaj këta njerëz që i hedhin këto para për të fuqizuar ekonominë bëhen vetë biznesmenë dhe pastaj shkojnë marrin tenderat e shtetit.

Është krimi i organizuar që në fillim financon politikën, pastaj është politika që financon krimin e organizuar me paratë publike. Kjo ka qenë dështim në shumë vende. Nuk ka kurrë presperioritet dhe mirëqenie me paratë e krimit, nuk ka zhvillim kurrë me paratë e krimit”- u shpreh Fevziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *