Categories
Uncategorized

Gazetari plas deklaratën e bujshme: Sulmet kibernetike u kryen nga territori shqiptar, ja pse e bllokuan sistemin TIMS

Gazetari Fatos Mahmutaj ka folur ditën e sotme në një emision televiziv, ku thotë se hakerat iranianë kryen sulmet kibernetike ndaj sistemeve digjitale dhe qeveritare, teksa ndodheshin në territorin shqiptar.

Mahmutaj u shpreh se ata kanë dalë nga Shqipëria përmes doganave, ndaj dhe sulmuan sistemin TIMS, për të fshehur gjurmët e tyre.

“Një pjesë e hakerave e kanë bërë sulmin, pikërisht në territorin shqiptar. Kanë përdorur doganat për të dalë. Për të zhdukur imazhet e tyre, sulmuan sistemin TIMS. E sulmuan, i fshinë pamjet, serverat dhe tani ata janë të paidentifikueshëm. Tani, bllofi që ata po luajnë akoma, është që po publikojnë listën e personave të shpallur në kërkim, të njohur për krime.

Vijmë te emrat e ministrave. Nëse ministrat do dyshoheshin për vepër penale, policia, emrat e politikanë të përfshirë në krime të ndryshme ose i publikon nëpër media e komunikata shtypi dhe asnjëherë këto emra nuk hidhen në databazat e policisë. Kjo është bllof. Duam apo nuk duam, shteti shqiptar u çmontua”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *