Reforma Territoriale u bë shkak që Sali Berisha të niste një ftesë për bashkëpunim drejtuar grupit tjetër të deputetëve në Partinë Demokratike që mbështesin Enkeljd Alibeaj.
Duke e cilësuar draftin e dorëzuar këtë të mërkurë nga Dhurata Çupi dhe Enkelejd Alibeaj si një propozim të pavarur, Berisha tha se në diskutime duhen përfshirë edhe partitë aleate.
“Sot dëgjoj që grup deputetësh të kësaj partie në mënyrë të pavarur kanë dorëzuar një draft me 94 bashki. Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është më i thelluar në çdo aspekt le të uli bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së. Mendoj se duhet të diskutohet dhe me partitë e tjera aleate në Kuvend.
Ftesën për bashkimin e propozimeve të dy pjesëve të Partisë Demokratike për hartën territoriale, Berisha e bëri në mbledhjen e grupit parlamentar.