Categories
Uncategorized

“Rritje page 7%”/ Pedagogët i përgjigjen ‘flakë për flakë’ Edi Ramës dhe i tregojnë vendimin e radhës që kanë marrë

Në të njëjtën kohë që pedagogët e Universitetit të Tiranës kanë dalë në protestë për të kërkuar ndër të tjera edhe rritjen e pagave, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur nga Universiteti Bujqësor.

Ai ka thënë se pedagogët kanë shumë mundësi për të disafishuar pagën e tyre, megjithatë pranoi një rritje prej 7%, shumë larg kërkesave të tyre.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i pedagogëve, ku iu kanë përgjigjur Edi Ramës: Nuk ka kompromis, më 17 tetor protesta e radhës.

Pedagogët janë shprehur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata nuk do të pranojnë të bëjnë asnjë kompromis.

Sipas tyre, ofertat për rritje me 7, 10, 20 apo 29% të pagës nuk do të merren parasysh. Ndërsa kërkuan mirëkuptimin e studentëve, pedagogët bënë të ditur se protesta e radhës do të jetë më 17 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *