Categories
Uncategorized

Europa ndodhet në dy fronte lufte, në një prej tyre përfshihet edhe Shqipëria”, paralajmërimi i fortë i Lorenc Vangjelit

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se sot Europa ndodhet në dy fronte lufte. Sipas Vangjelit, e para është lufta Rusi-Ukrainë dhe i dyti fronti luftëtar Shqipëri-Iran.

“Sot në Europë ka dy fronte lufte. Ajo që është e dukshme, fronti i luftës Rusi-Ukrainë dhe i dyti Shqipëri-Iran. Ku Tirana e ku Teherani ,por ne nuk kuptojmë zhvillimet”, tha Vangjeli.

Ndër të tjera i ftuar në emisionin “Kontrast”, Vangjeli tha se Shqipëria vazhdon të jetë atdheu i njëshit dhe prijësit, duke theksuar se ashtu si kreu i PD-së, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama po vazhdon të njëjtën traditë.

“Ne nuk jemi më republikë parlamentare dhe nuk kemi qenë as dje. Rama ndjek po të njëjtën traditë si Berisha. Shqipëria vazhdon të jetë atdhe i njishit dhe prijësit”, vijoi më tej Vangjeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *