Analisti Frrok Çupi ka bërë deklarata të forta ndërsa ishte i ftuar ditën e sotme në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu. Çupi tha se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë kohës që ishte në drejtimin e Presidencës ka shitur informacion sekret tek shteti i Iranit.
“Meta ka shitur informacion sekret tek Irani.
Një pjesë e stafit të Presidencës ka shitur informacion tek rusët dhe Irani gjatë kohës që Meta ishte në drejtim të institucionit.
E njohim të gjithë personin që është ngarkuar nga Meta që të jetë kamikaz dhe të shpërndajë informacion”, tha Çupi.